• Kontakt
Tuesday, October 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëzohet shkarkimi nga Vettingu, Adnan Kosova fiton gjyqin në Strasburg

13:04 : 06/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

“Në Bruksel damkosëm narkoshtetitn”/ BE: Elita e PS kryekëput kriminale

DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët

Prokurori Adnand Kosova, i shkarkuar nga Vettingu në vitin 2020, ka fituar çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në vendimin e shpallur më 6 tetor 2026, Strasburgu konstatoi se shkarkimi i tij ishte joproporcional dhe se Shqipëria kishte shkelur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas vendimit, Kosova kishte qenë prokuror që prej vitit 1986 dhe kishte punuar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë që prej vitit 1998. Çështja në Strasburg lidhej me procesin e tij të rivlerësimit kalimtar.

Kosova u konfirmua fillimisht në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 20 dhjetor 2018, pas vlerësimit të tre kritereve të vettingut. KPK vlerësoi se ai kishte deklaruar pasuritë në mënyrë të vazhdueshme dhe kishte dhënë një shpjegim bindës për origjinën e ligjshme të tyre.

Vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, ndërsa më 13 mars 2020 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë 3 me 2, përmbysi vendimin dhe e shkarkoi Kosovën nga detyra për kriterin e pasurisë

Çështja lidhej me shumën e përfituar nga shitja e një apartamenti në Korçë, të ardhurat e të cilit ishin përdorur për blerjen e apartamentit të familjes në Tiranë. Në kontratën e vitit 2002 figuronin 1 milion lekë, ndërsa Kosova kishte deklaruar se çmimi real i shitjes ishte 2.5 milionë lekë. Sipas tij, 1.5 milionë lekë ishin marrë më herët si depozitë.

Në shqyrtimin e çështjes, GJEDNJ vlerësoi se KPA kishte ndjekur një qasje mjaft formale, duke e trajtuar kontratën e shitjes si të vetmen provë të besueshme. Strasburgu vëren se nuk ishte marrë parasysh fakti që sipas ligjit vendas marrëveshja e depozitës nuk duhej domosdoshmërisht të ishte me shkrim, si dhe të dhënat për çmimet e tregut të pasurive në Korçë në atë periudhë.

Gjykata vuri në dukje gjithashtu se faktet që duhej të provoheshin kishin ndodhur rreth 20 vjet më parë, përpara miratimit të ligjit të vitit 2003 për deklarimin e pasurive, çka krijonte vështirësi shtesë për rindërtimin e provave dokumentare.

Në përfundim, GJEDNJ konstatoi se autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë arsye “relevante dhe të mjaftueshme” për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën e Kosovës për respektimin e jetës private dhe se shkarkimi i tij ishte joproporcional me qëllimet legjitime të procesit të Vettingut.

Gjykata vlerësoi se, nëse Kosova e kërkon, do të ishte e përshtatshme që procedura e Vettingut të rihapej dhe çështja të rishqyrtohej në përputhje me kërkesat e nenit 8.

Shqipëria duhet t’i paguajë Adnand Kosovës 6 mijë euro për dëm jomaterial dhe 5 mijë euro për kostot dhe shpenzimet e procedurës. /TCH

Etiketa: adnand kosovaStrasburgvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Në Bruksel damkosëm narkoshtetitn”/ BE: Elita e PS kryekëput kriminale

13:53 : 03/10/2026
AKTUALITET

DASH ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni po tremb investitorët

18:02 : 30/09/2026
AKTUALITET

“Deformimi nisi nga vettingu”/ Ahmetaj akuzon Ramën për ndërhyrje politike

21:06 : 07/09/2026
AKTUALITET

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

11:22 : 11/07/2026
AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026

TË GJITHA

Rrëzohet shkarkimi nga Vettingu, Adnan Kosova fiton gjyqin në Strasburg

13:04 : 06/10/2026

Berisha akuzon për lidhje mes Yeffet, Hysenit dhe Agasit: SHISH ishte nën kontroll të dyfishtë

13:01 : 06/10/2026

Përplasje të dhunshme në Kosovë për ligjin e Gjykatës Speciale

12:57 : 06/10/2026

E rëndë në Tiranë/ Humb jetën në spital 12-vjeçari, dyshohet për arrest kardiak

12:41 : 06/10/2026

Zjarri në subjektin e inerteve në Kurbin, policia: 4 kamionë dhe një eskavator të djegur, plagoset roja

12:33 : 06/10/2026

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen për gjykim tre persona

12:25 : 06/10/2026

“Ron Yeffet, i implikuar në afera korruptive”/ Berisha: Gjatë kontrolleve nga SPAK, telefonoi 4 herë Ramën!

12:18 : 06/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com