Tiranë, kapen 3 persona për një seri vjedhjesh, sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura
Tre operacione policore janë finalizuar në Tiranë dhe Rinas, në kuadër të hetimeve për një seri vjedhjesh, disa prej të cilave janë kryer me dhunë.
Si rezultat i administrimit të kallëzimeve të qytetarëve dhe veprimeve hetimore, policia ka arrestuar tre persona, ndërsa ka sekuestruar 10 mjete të dyshuara të vjedhura.
Operacioni “Navigator”
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Navigator”, ku u arrestuan F. K., 51 vjeç dhe D. M., 37 vjeç.
Dy personat dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.
Operacioni “October”
Në kuadër të operacionit “October”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë K. K., 26 vjeç.
Sipas policisë, 26-vjeçari dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse nga qafa një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Nga hetimet dyshohet gjithashtu se i arrestuari ka kryer një tjetër vjedhje me dhunë në të njëjtën zonë, më 2 tetor 2026.
Operacioni “Kilometrazhi”
Ndërkohë, Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin “Kilometrazhi”.
Gjatë këtij operacioni u arrestua Y. A., 38 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas. Automjeti u lokalizua më pas në Durrës dhe u sekuestrua nga policia si provë materiale.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale të personave të arrestuar në fushën e vjedhjeve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën pronari, e zënë poshtë materialet e rënda
Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Prokuroria përfundon hetimet dhe çon për gjykim 3 persona
Aksident në ambientet e një kompanie në Vlorë, humb jetën një person
- 13:01 Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën pronari, e zënë poshtë materialet e rënda
- 12:54 Berisha akuza qeverisë për favorizim të biznesmenit Yeffet: Ka përfituar 45 milionë euro dhe prona shtetërore
- 12:51 Karakaçi: Po përgatitim kontratën e shërbimit për transportin hekurudhor Tiranë-Durrës-Rinas, përcaktohen oraret dhe financimi
- 12:35 Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Prokuroria përfundon hetimet dhe çon për gjykim 3 persona
- 12:26 Dyshohet për murtajë pneumonike, sa është rreziku i përhapjes së sëmundjes pas vdekjes së punonjëses në Rusi
- 12:25 “1984” e George Orwell vjen në skenën e Teatrit Eksperimental