Mbi 4,500 përfitues fiktivë të ndihmës sociale zbulohen mes të ndjerëve dhe personave të zhvendosur

Kontrollet e institucioneve kompetente kanë evidentuar më shumë se 4,500 raste të përfituesve të rremë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski.

Të lidhura

None found

Mes personave për të cilët janë dhënë fonde nga buxheti shtetëror rezultojnë të ndjerë, qytetarë të zhvendosur dhe individë fiktivë.

“Deri më tani, kemi më shumë se 4500, pra jo 45, jo 450, por 4500 përfitues të rremë të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri tha se analizat dhe verifikimet në terren kanë bërë që shuma e parashikuar për pagesat e këtij muaji të jetë rreth 200 milionë denarë më e ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Si është e mundur kjo? Është e mundur sepse përfituesit ishin, për fat të keq, persona të vdekur, persona të zhvendosur, persona të rremë e kështu me radhë”, u shpreh ai.

Sipas përllogaritjeve të Mickoskit, për pagesa të tilla nga buxheti i shtetit shpenzoheshin çdo vit më shumë se një miliard denarë, ndërsa në disa raste shuma arrinte deri në 1.5 miliardë denarë.

Procesi i verifikimit nuk ka përfunduar ende. Kryeministri bëri të ditur se duhet të kontrollohet ende afërsisht një e pesta deri në një të gjashtën e numrit të përgjithshëm të përfituesve.

Ai paralajmëroi se kontrollet do të shtrihen edhe përtej ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore, duke përfshirë edhe sektorë të tjerë, mes tyre shëndetësinë.

Mickoski vlerësoi se deri tani kontrollet kanë sjellë një efekt financiar prej rreth 25 milionë eurosh në vit.

“Dikush do të thotë: ‘Në rregull, pra ky është vetëm një kontroll i thjeshtë, për çfarë lloj reforme po flisni?’ Një reformë që është 25 milionë euro”, tha ai.

Sipas kryeministrit, kursimet e mundshme në sektorë të tjerë, përmes kontrolleve dhe masave të ngjashme, mund të përdoren për investime kapitale. Këto fonde, sipas tij, do të ndihmonin në krijimin e kushteve më të favorshme për investime të reja dhe zhvillim ekonomik.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast