Zlatan Ibrahimović ka festuar 45-vjetorin e lindjes me një dhuratë që kushton miliona euro. Ish-futbollisti suedez ka marrë në dorëzim një Ferrari F80, një prej modeleve më ekskluzive të markës italiane, me vlerë rreth 3.6 milionë euro.
Ferrari F80 është një makinë e prodhuar në vetëm 799 ekzemplarë në mbarë botën dhe ka një motor hibrid me fuqi rreth 1,200 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale arrin 350 km/h.
Ibrahimović e kishte porositur makinën rreth një vit më parë, ndërsa dorëzimi i saj përkoi me 45-vjetorin e tij. Në këtë mënyrë, makina luksoze u kthye në një prej dhuratave më të shtrenjta që ylli suedez i ka bërë vetes.
Sipas mediave italiane, përfshirë Corriere della Sera, Ferrari F80 është një nga modelet më të rralla dhe më të kushtueshme të prodhuara nga kompania në Maranello.
Me një koleksion të njohur makinash luksoze, Ibrahimović duket se ka shtuar tashmë në garazhin e tij një nga modelet më të lakmuara të Ferrarit.
Lini një Përgjigje