Berisha: Rama ngriti piramidë mafioze në fushën më sensitive, fushën e mbrojtjes, duke përdorur 3 vegla

12:54, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar, sipas tij, një skemë në sektorin e mbrojtjes, duke përfshirë biznesmenin Roni Yeffet, Arjeta Pucën dhe ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Deklaratat u bënë gjatë konferencës për mediat nga selia blu, ku Berisha e cilësoi mbrojtjen si sektorin më të ndjeshëm të vendit.

Sipas Berishës, kjo skemë përbën një “piramidë mafioze”, ndërsa pretendoi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për drogën si burim aktiviteti, por për armët dhe sigurinë kombëtare.

Berisha: Pra, ky ishte skaneri i plotë i një piramide mafioze të ndërtuar në fushën më sensitive, më të rëndësishme, nga Edi Rama, të ndërtuar në fushën e mbrojtjes, duke përdorur tre vegla, keqshfrytëzuar në shkallë ekstreme Roni Yeffet, Miss Autoblindin dhe famozin Ardi Veliu.

Besoj se një skemë e tillë është e denjë vetëm për filmat e Narkosit.

Por kësaj here nuk është droga lëndë e parë, por lëndë e parë janë armët, siguria e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco