UEFA nis hetim për incidentin mes Irlandës dhe Izraelit

6 Tetor 2026 | 13:25

UEFA ka nisur hetim disiplinor për incidentin e ndodhur në pushimin e ndeshjes mes Republikës së Irlandës dhe Izraelit, e zhvilluar të dielën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja, e cila përfundoi me rezultat 1-1 dhe u zhvillua pa tifozë në Baçka Topola të Serbisë, u shoqërua me tensione mes dy skuadrave.

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, konfirmoi pas ndeshjes se gjatë përplasjes në pushim kishte pasur një “akuzë për pështyrje”.

UEFA njoftoi të martën se ka vendosur të hapë hetim pas shqyrtimit të raporteve zyrtare.

“Një inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar për të zhvilluar hetimin përkatës disiplinor lidhur me keqbërje të mundshme nga lojtarë gjatë ndeshjes së fazës së ligës të UEFA Nations League 2027, mes Republikës së Irlandës dhe Izraelit, të zhvilluar më 4 tetor 2026 në Baçka Topola të Serbisë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Federata Irlandeze e Futbollit (FAI) ende nuk ka dhënë koment lidhur me rastin.

Ndërkohë, përplasjet vazhduan edhe pas ndeshjes. Tensionet mes dy kombëtareve ishin të dukshme gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa lojtarët u përplasën edhe në përfundim të takimit.

Hallgrimsson deklaroi se kishte përshtypjen se izraelitët po përpiqeshin t’i  frikësonin që nga fillimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia masa për Shqipëri–San Marino, kufizime trafiku pranë “Air Albania”

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri–San Marino, e cila do të...
09:18 | 06/10/2026

“Ndaj San Marinos ta mbyllim ndeshjen që 20 minutat e para”, Rey Manaj “mbron” Maran para Arbër Hoxhës

Në prag të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, ka folur sulmuesi Rey Manaj. Bomberi lushnjar i...
21:47 | 05/10/2026

“As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…” – Maran para ndeshjes me San Marinon: Ja si qëndron e vërteta me Kerjotën

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur për mediat përpara ndeshjes me San Marinon. Ai ka komentuar situatën e portës, duke u shprehur se...
21:46 | 05/10/2026