AKTUALITET /

Varëse floriri, biçikleta e monopatina, arrestohen 3 hajdutët ‘serialë’ në Tiranë

Shkruar nga Versus

Varëse floriri, biçikleta e monopatina, arrestohen 3 hajdutët

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si të dyshuar për një sërë vjedhjesh.

F.K 51 vjeç dhe D.M, 37 vjeç dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërsa 26 vjeçari K.K u arrestua për dy vjedhje të ndodhura më 2 tetor në rrugën “Konferenca e Pezës” ku kamerat e sigurisë e kanë filmuar teksa u vjedh varëset e floririt dy grave në raste të ndryshme teksa po ecnin në rrugë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll