E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Transportonte 42-vjeçarin drejt Greqisë për kalim ilegal të kufirit, arrestohet shoferi në Kakavijë. Sekuestrohen 6800 euro

Finalizohet operacioni i koduar “Kthesa”. Në pranga ka rënë një 42-vjeçar A.H i cili u kap duke transportuar një shtetas shqiptar ilegalisht në Greqi.

Ndërsa në hetim është vënë edhe një 42-vjeçar, banues në Laç, i cili do të kalonte ilegalisht, kufirin.

Reklamë

Nga operacioni janë sekuestruar 6800 euro të dyshuara të përfituara nga transporti i kundërligjshëm, 3 celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetasit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin e koduar “Kthesa”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Berat, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. Rr, 42 vjeç, banues në Laç. Automjeti që drejtonte i arrestuari dhe në të cilin ishte pasagjer shtetasi D. Rr., u ndalua në afërsi të PKK Kakavije, ku dyshohet se shtetasi A. H. po transportonte të proceduarin, për të kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.