Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza të forta për lidhjet e pretenduara mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Roni Yeffet dhe personave të tjerë të përmendur prej tij.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Hyseni, gjatë një dëgjese në Komisionin e Sigurisë, kishte deklaruar se bashkëjetonte me Yeffet, ndërsa mohoi lidhje të veçanta me Ergys Agasin.
Kreu i PD-së e cilësoi këtë situatë si një skemë që, sipas tij, ka depërtuar në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, duke pretenduar se aktiviteti i Yeffet përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe aleancën e NATO-s.
Berisha: Ndërkohë, unë më duhet t’u rikujtoj këtu, për të pasur qartë pushtetin e tij, se në komisionin e sigurisë, Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të dhe ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet.
E kuptoni se si është i ngërthyer i quajturi shërbimi informativ kombëtar, në njërën anë Agasi, në anën tjetër Roni Yeffet.
Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte një shpoti për Lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë.
Shërbimi informativ ishte vënë nën një kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Roni Yeffet.
Kjo është një nga skemat më mafioze. Një vend anëtar i NATO-s që aplikon skemë të tillë mafioze në fushën e mbrojtjes, kryen një akt shumë të rëndë ndaj vendit të tij, por edhe ndaj aleancës.
Siç jeni në dijeni, Roni Yeffet me Miss Autoblindin blinin armë në zona lufte, në Sudan dhe në vende të tjera të Afrikës, i sillnin në Shqipëri, u vinin etiketa shqiptare në një mashtrim të madh për t’i shitur në Ukrainë, në të cilin për hir të së vërtetës, përfaqësuesit e atij vendi ua thonë haptas se ne i blemë me tendera të hapur, jo direkt siç kërkonin këta.
Është e faktuar nga regjistrimet që keni dëgjuar përpjekja e tij mafioze për të shtrirë dorën e zezë në gazin e Delvinës.
Që të gjitha këto janë porosi në bashkërendim dhe bashkëveprim me Edi Ramën.
Aktiviteti i tij është një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare të Shqipërisë ndaj dhe e dënoj me forcën më të madhe.
© SYRI.net
Berisha: Rama ngriti piramidë mafioze në fushën më sensitive, fushën e mbrojtjes, duke përdorur 3 vegla
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hysenit
Censura ndaj medias/ Berisha-gazetarëve: Mblidhuni dhe reagoni, Rama ka rikthyer modelin e Sigurimit të Shtetit