Gjyqtari turk Mehmet Turkmen do të vendosë drejtësi sot ndaj San Marinos

UEFA ka përcaktuar trupën e arbitrimit që do të drejtojë përballjen mes Shqipërisë dhe San Marinos, me një ekip tërësisht turk që do të mbërrijë në Tiranë për këtë sfidë.

Mehmet Türkmen do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa edhe pjesa tjetër e ekipit të arbitrimit do të jetë nga Turqia. Në këtë trupë përfshihen edhe gjyqtarët që do të jenë përgjegjës për sistemin VAR.

Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për të vijuar objektivin e tyre në grup dhe për të rikuperuar pikët e humbura në përballjen e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, sfida ndaj San Marinos shihet si një mundësi për skuadrën e Rolando Maranit për të reaguar pas humbjes ndaj Finlandës dhe për ta mbyllur këtë seri ndeshjesh me rezultat pozitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përballja në Tiranë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, teksa objektivi mbetet marrja e tre pikëve.

Mehmet Türkmen u caktua në një rol në Ligën e Kombeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?