Fituesi i Çmimit të BE-së për Letërsinë prezanton librin në Tiranë

6 Tetor 2026 | 13:50

Shkrimtari qipriot Emilios Solomou do të jetë në Tiranë për prezantimin në shqip të romanit të tij “Mbaje Frymën”, botuar nga Botimet Toena.

Promovimi zhvillohet në kuadër të Festivalit Letrar Ndërkombëtar për të Rinj Tirana Gate 2026 dhe do t’i kushtohet prezantimit dhe diskutimit të veprës.

Në panel, krahas autorit, do të marrin pjesë përkthyesi i librit, Kristo Pulla, si dhe autorët, Besnik Mustafaj, Liridon Mulaj dhe Anja Levanaj.

Emilios Solomou është shkrimtar qipriot, i lindur në vitin 1971 në Nikosia. Ai ka studiuar histori dhe arkeologji në Universitetin e Athinës, si edhe gazetari në Qipro.

Për disa vite ka punuar si gazetar dhe më pas si mësues i gjuhës greke dhe historisë.

Solomou është autor i disa romaneve dhe tregimeve. Romani “Një sëpatë në duart e tua” fitoi Çmimin Kombëtar të Qipros për Letërsinë, ndërsa “Ditari i një pabesie” fitoi Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë në vitin 2013.

Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në disa vende europiane, ndërsa në Shqipëri është njohur edhe për romanin “Ditari i një pabesie”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“1984” e George Orwell vjen në skenën e Teatrit Eksperimental

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëprodhim me Teatrin Migjeni, sjell në skenë “1984”, veprën e njohur të George Orwell. Shfaqja vjen me regji të...
12:25 | 06/10/2026

“Të Jesh”, Elbasani në ritmin e teatrit bashkëkohor, nis edicioni i 28-të i “Skampa”

Elbasani rikthehet në qendër të skenës teatrore me edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2026”. “Të Jesh” është tema e këtij...
17:47 | 02/10/2026

“Gjurmë kohe”, libri që sjell traditat dhe jetën e qytetit të vjetër të Elbasanit

Historia dhe identiteti i Elbasanit u sollën në qendër të një mbrëmjeje letrare të organizuar në lulishten përpara Muzeut Etnografik, ku u promovua libri “Gjurmë...
20:11 | 29/09/2026