Deputeti i PD: Balluku dhe Roni Yeffet kanë zhvatur dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe biznesmenin Roni Yeffet se kanë ngritur një skemë nëpërmjet kompanisë shtetërore KAYO, përmes së cilës janë përfituar dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit dhe prona publike.

Balliu e cilësoi çështjen si të lidhur drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe pretendoi se skema prek edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n dhe SHBA-në.

“KAYO është çështje komplekse që lidhet me sigurinë e vendit. Është e autorizuar të krijojë partneritete me kompani private për aktivitetet e saj. Kjo është një skemë korruptive. Përmes KAYO janë vjedhur para të buxhetit dhe po përvetësohen me VKM pasuri private të qytetarëve. Rama, Balluku, Yeffet kanë përfituar para të mëdha”, deklaroi Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?