Ju gjetën në shtëpi 303 shufra ari me vlerë 40 milionë dollar, ish-oficeri i Cia-s përballet me drejtësinë
Mediat në Rusi raportojnë për një vdekje të dytë nga murtaja në një spital në rajonin e Irkutskut, pas vdekjes së një punëtori 28-vjeçar në një laborator që studionte sëmundjen.
Sipas Daily Mail, informacioni për vdekjen e dytë mbetet i pakonfirmuar nga autoritetet zyrtare.
Kujtojmë se viktima e parë, Daria Sipilova, teknike laboratori në Institutin Kundër Murtajës në Irkutsk, vdiq më 2 tetor në një spital në qytetin Selekhov. Sipas raportimeve ruse, ajo u kishte thënë mjekëve se më 25 shtator kishte thyer aksidentalisht një shishe që përmbante baktere të gjalla të murtajës.
Megjithatë, ky version nuk është konfirmuar nga autoritetet, të cilat pohojnë se nuk ka pasur aksident me mikroorganizma patogjenë në institut. Pas vdekjes së saj, rreth 197 persona që kishin rënë në kontakt me të u vunë nën vëzhgim mjekësor, ndërsa disa spitale në Irkutsk u vunë nën një karantinë tre-javore.
Top Channel