POLITIKË /

“Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë nëpër lokale, ju thoni ndalohen”, Korreshi ironi te ‘Ligjet’: Do ma paguani drekën?

Shkruar nga Versus

“Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë nëpër lokale,

Në komisionin për Çështjet Ligjore gjatë ditës së sotme u shqyrtua projektligji për ndryshime në ligjin për peshkimin në vend.

Gjatë diskutimit të këtyre ndryshimeve, deputeti demokrat, Saimir Korreshi tha se një sërë lloje peshqish apo gjallesash të tjera detare, tregtohen dhe gjenden lirisht në gjithë lokalet e Tiranës pavarësisht se në legjislacion thuhet se ndalohen.

Madje për këtë pretendim të tij, Korreshi sfidoi edhe socialistët duke u thënë se në rast se kjo gjë është e vërtetë, atëherë ata do duhet të paguajnë drekën.

“Lejet që jepni ju janë të pranisë besnike apo të Shqipërisë heroike? Këtë duan të dinë ata në Karavasta. Ky 300 e kusur ton peshk që na iku nga rezervuari i Kasharit. Kjo pjesa e lejeve ia keni dhënë bashkisë, e cila thotë nuk kemi kapacitete e duhura. Nuk mendoni ta shkrijmë fare Lushnjen, meqë jemi tek reforma territoriale? Neni 6 thoshte: Peshkaqen, lopë deti, Korale, koran lumi, trofta, sfungjerët, breshkat e detit dhe ujë të ëmbël…

Pyetja ime që dua të kem edhe vëmendjen e Ulsiut, a janë të ndaluara këta? Sepse vdiqëm duke ngrenë nga këto të ndaluarat.

Këto tobestafkulla kur nuk i gjuani, po nga importi lejohen këta. Nga hyjnë tonelatat. Në çdo lokal i gjen këto vëmë bast bashkë. Nëse gjejmë a e paguan zëvendës ministri drekën? Ndaj nuk e votoj ligjin”- tha Korreshi mes të tjerash. Versus.al

Poll