Durrës, nis parkimi me pagesë, gjoba që në ditën e parë

Aktualitet

Durrës, nis parkimi me pagesë, gjoba që në ditën e
Në Durrës ka nisur aplikimi i vendeve të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe të qytetit.

Që në ditën e parë të zbatimit, një pjesë e qytetarëve nuk janë sensibilizuar dhe policia bashkiake ka vendosur gjoba.

Pagesa mund të kryhet përmes një mesazhi në telefon ose me kartë bankare. 

Në terren janë punonjës të policisë bashkiake të cilët jo vetëm kontrollojnë zbatimin e vendimit, por edhe ndihmojnë qytetarët.

Në ditët në vijim do të merren masa penaliteti edhe për personat të cilët kanë lënë makinat e tyre në vende të ndryshme për një kohë të gjatë.

 


 

ME TE LEXUARAT