Tiranë, 4 në pranga për drogë, tre shisnin kokainë pranë shkollave
Katër persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Tiranës, në kuadër të kontrolleve dhe operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Vendimi”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit Klodian Duro, banues në Tiranë.
Duro ishte dënuar me 5 vite burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sipas policisë, gjatë vitit 2025, 41-vjeçari dyshohet se ka shitur doza kokaine, ndërsa lëvizte me një automjet taksi, të cilin e drejtonte në mënyrë të parregullt. Ai u kap në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.
Në një tjetër aksion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga K. D., 27 vjeç, M. C., 22 vjeç dhe M. K., 30 vjeç.
Për tre të rinjtë ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, pasi dyshohet se shisnin lëndë narkotike në doza pranë institucioneve arsimore në kryeqytet.
Të katër të arrestuarit tashmë janë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë, kapen 3 persona për një seri vjedhjesh, sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura
Aksident tragjik në një kompani në Vlorë, humb jetën pronari, e zënë poshtë materialet e rënda
Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Prokuroria përfundon hetimet dhe çon për gjykim 3 persona
- 13:50 Fituesi i Çmimit të BE-së për Letërsinë prezanton librin në Tiranë
- 13:45 Zgjerimi i BE-së, Ministri Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj
- 13:43 Studimi: Rriten rastet e disa llojeve të kancerit tek të rinjtë në Angli
- 13:39 Studimi: El Nino mund të paralajmërojë nxehtësinë ekstreme në Amazonë
- 13:25 UEFA nis hetim për incidentin mes Irlandës dhe Izraelit
- 13:08 Tiranë, kapen 3 persona për një seri vjedhjesh, sekuestrohen 10 mjete të dyshuara të vjedhura