Lajmi i fundit

LIVE - TASK FORCE/ Dosja 'Yeffet', Edi Rama dhe Arjeta Puca

Demonstratat përfshijnë Francën, përplasje me policinë dhe zjarre në rrugë: Mbi 1,800 shkolla të bllokuara

Demonstratat përfshijnë Francën, përplasje me policinë dhe zjarre në rrugë: Mbi 1,800 shkolla të bllokuara

13:55, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestat e studentëve dhe nxënësve kundër mungesës së investimeve në sistemin arsimor janë përhapur në të gjithë Francën, duke shkaktuar përplasje me policinë, bllokime rrugësh dhe djegie barrikadash e koshash mbeturinash.

Studentë, prindër dhe sindikata kanë dalë në protesta në dhjetëra qytete franceze, ndërsa lëvizja po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Sipas sindikatës L'Union Étudiante, demonstrata janë zhvilluar në më shumë se 30 qytete dhe qyteza.

Sindikatat pretendojnë se rreth 1,800 shkolla të mesme janë bllokuar ose mbyllur, ndërsa sipas tyre rreth 90% e universiteteve janë gjithashtu të prekura nga protestat.

ImageShifrat e qeverisë janë më të ulëta. Autoritetet franceze bëjnë me dije se 891 shkolla në të gjithë vendin kanë pezulluar mësimin, plotësisht ose pjesërisht.

Situata ka qenë veçanërisht e tensionuar në disa prej qyteteve kryesore.

Në Strasburg, protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa në Lion është djegur një barrikadë. Në Lille, protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Protestat kanë vijuar edhe në Paris, ku studentët kanë shprehur shqetësim të madh për të ardhmen e tyre dhe për gjendjen e sistemit arsimor.

Image"Kam shumë frikë për të ardhmen", është shprehur një student në kryeqytetin francez, duke përmbledhur shqetësimin e një pjese të protestuesve.

Lëvizja është fuqizuar gjatë ditëve të fundit. Sipas të dhënave të raportuara nga BBC, gjatë javës së kaluar studentët kanë bllokuar qindra shkolla, ndërsa të paktën 215 persona janë plagosur dhe më shumë se 5,000 janë arrestuar.

Protestuesit kërkojnë më shumë investime në arsim dhe kundërshtojnë atë që e konsiderojnë neglizhencë të institucioneve ndaj shkollave dhe universiteteve.

ImagePërballë këtyre kërkesave, qeveria franceze ndodhet nën presion të madh edhe për shkak të nevojës për të ulur shpenzimet publike. Kjo e bën edhe më të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje që të kënaqë kërkesat e protestuesve.

Ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen, përplasjet në rrugë dhe bllokimet e institucioneve arsimore po e kthejnë krizën në një prej sfidave më të mëdha sociale me të cilat po përballet Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco