Kur dija dhe shkenca nuk shpërblehen sipas meritës
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...

Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikoi një mesazh nëpërmjet videos prej 3 minutash e 55 sekondash. Ai shfaqet përpara kamerës, flet, lëviz, artikulon; në sfond ka flamurin kombëtar dhe atë të bashkisë. Gjithçka duket normale.
Vetëm se ka një problem të vogël: Erion Veliaj nuk ka dalë sot përpara kamerës. Ai ndodhet në paraburgim, ndërsa videoja që po shohim është prodhuar me inteligjencë artificiale. Vetë Veliaj e pohon këtë në mesazh.
Mesazhi është real, zëri është i Veliajt, videoja është publikuar në kanalin e tij, por njeriu që shohim duke shqiptuar ato fjalë nuk ka qenë aty dhe nuk i ka shqiptuar vetë ato fjalë.
Problemi i gazetarisë së sotme qëndron pikërisht në këto 3 minuta e 55 sekonda.
Deri dje, puna e gazetarit dukej, të paktën në teori, më e thjeshtë, më e bukur dhe më prestigjioze. Ndodhte diçka dhe gazetari përpiqej t’u përgjigjej pesë pyetjeve bazë: çfarë ndodhi, kush e bëri, ku, kur dhe pse e bëri?
Këto ishin 5 pyetjet e famshme të gazetarisë. Kujtoni edhe emisionin “5 pyetje” të Babaramos. Mund të shtoje edhe “si?”, por pika e nisjes nuk vihej në dyshim: diçka kishte ndodhur.
Sot pikërisht kjo nuk është më e sigurt.
Gazetari i djeshëm jetonte kryesisht në një botë, në botën reale, ndërsa gazetari i sotëm jeton në tri botë njëkohësisht: në botën reale, virtuale dhe sintetike.
Në botën reale njerëzit flasin, protestojnë, rrinë në kafene, qeveria merr vendime, propozon ligje, makinat bëjnë aksidente, votohet e vidhet… dhe jeta vazhdon.
Në botën virtuale lajmet, opinionet, propaganda dhe teoritë konspirative qarkullojnë me një shpejtësi marramendëse. Këtu gjithsecili, me celular në dorë, raporton çfarë ka ndodhur, por shpesh edhe çfarë ka ndodhur vetëm në mendjen e tij. Dhe këtu ti sheh gjithnjë e më shumë atë që ka vendosur të të shfaqë “zoti Algoritëm”.
Në botën sintetike, ngjarja mund të mos ketë ndodhur fare, një fotografi mund të mos jetë bërë kurrë dhe një njeri mund të thotë në video diçka që as nuk e ka çuar ndonjëherë ndër mend.
Problemi kryesor është se këto tri botë nuk janë të ndara, por të mbivendosura. Ajo që gatuhet në botën sintetike kalon në atë virtuale dhe mund të prodhojë pasoja në botën reale, ndonjëherë edhe fatale.
Prandaj, sot pyetja bazë nuk është më vetëm: çfarë ka ndodhur? Pesë pyetjeve klasike u janë shtuar edhe dy pyetje ekzistenciale: a ka ndodhur vërtet kjo që po shoh dhe kush e ka bërë, njeriu apo IA?
Vetëm pasi t’u përgjigjemi këtyre dy pyetjeve, kemi luksin të kalojmë te kush, ku, kur, pse dhe si.
Sot pothuajse kushdo mund të publikojë. Çdokush ka një telefon, një profil dhe potencialisht një audiencë. Por fakti që të gjithë mund të publikojnë nuk do të thotë se të gjithë janë gazetarë, ashtu si çdo shtëpi ka një kuzhinë por nuk na bën të gjithëve shefa kuzhine.
Gazetar nuk është ai që mban një mikrofon në dorë, merr rrogë si gazetar, llomotit në studio televizive apo poston njëzet lajme në ditë. Gazetar është ai që, në mënyrë sistematike, kërkon, zbulon, verifikon, përzgjedh dhe vendos në kontekst informacionin me interes publik, duke mbajtur përgjegjësi profesionale, etike dhe ligjore për atë që publikon.
Që në kodet e para etike në Shqipëri është theksuar një dallim themelor: gazetaria merret me atë që është me interes publik, jo thjesht me atë që është interesante për publikun apo merr "klikime".
Një video private mund të jetë shumë interesante për publikun, por të ketë zero interes publik. Një kontratë publike prej 200 faqesh mund të jetë tepër e mërzitshme, por të ketë interes të jashtëzakonshëm publik.
Paradoksi është se “teoria e tri botëve” na ka zënë pikërisht në një kohë krize të thellë besimi. Besojmë gjithnjë e më pak te politika, institucionet dhe media, ndërsa po i japim gjithnjë e më shumë autoritet teknologjisë.
Deri dje, prova më e fortë ishte: “e pashë me sytë e mi”, sot kemi mbërritur në pikën ku nuk mund t’u besosh më as syve të tu.
Nëse në epokën sintetike teknologjia mund të fabrikojë realitetin, misioni i gazetarit nuk është më thjesht të raportojë atë që shihet apo dëgjohet, por të mbrojë kufirin mes reales dhe sajesës. Në kohën ku gjithçka mund të krijohet me një klikim, gazetari nuk është ai që tregon çfarë ka ndodhur, por ai që na siguron se ngjarja vërtet ka ndodhur./ CNA
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...
Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...
Edi Rama ka ushtruar gjithë eksperimentet e trillet e tij ...
Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nës...
Sa kishte rënë muzgu. Isha gati të bëja një shëtitje nga p...
Në marsin e vitit 1809, Europa dridhej nën ankthin e një ...
Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, është fyer e kërcë...
Një protestë mund ta godasë pushtetin në fillim dhe ta ndi...
Pak ditë më parë qeveria Rama prezantoi draft Kodin e Proc...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një a...
Në Shqipëri duket se kemi shpikur një gjykatë të re: Gjyka...
S’do mend se videot erotike e kanë të garantuar publikun. ...
Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. P...
Llurba e idiotëve të pushtetit, ata të cilët Edi Rama i ka...
Dy ditët e fundit, në rrjetet sociale apo mediat onlin...
Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës ...
Kuvendi shqiptar nganjëherë të krijon përshtypjen e një sh...
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...
Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryes...
Luigi Pirandello ka thënë një të vërtetë, por tronditëse: ...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...