Lista finale e Golden Boy 2026 është bërë publike dhe tashmë janë vetëm 25 talentë në garë për një prej çmimeve më prestigjioze për futbollistët e rinj në Europë.
Çmimi, i organizuar nga gazeta italiane Tuttosport në bashkëpunim me Transfermarkt, vlerëson futbollistët e lindur në vitin 2006 ose më vonë, të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre për klubet dhe kombëtaret gjatë vitit.
Premier League është kampionati më i përfaqësuar me plot tetë finalistë: Ayyoub Bouaddi, Estêvão, Junior Kroupi, Luka Vušković, Rayan, Myles Lewis-Skelly, Jorrel Hato dhe Charalampos Kostoulas.
Pas saj vjen La Liga me gjashtë emra. Barcelona përfaqësohet nga Pau Cubarsí, Marc Bernal dhe Xavi Espart, ndërsa Real Madridi ka në listë Yan Diomande dhe Endrick. Pjesë e finalistëve është edhe Jon Martín i Real Sociedadit.
Bundesliga dhe Serie A gjithashtu në garë
Bundesliga ka pesë kandidatë: Lennart Karl, Said El Mala, Konstantinos Karetsas, Finn Jeltsch dhe Joane Gadou.
Nga Serie A janë përzgjedhur Kerim Alajbegovic, Franco Mastantuono dhe Rodrigo Mora, ndërsa PSG përfaqësohet nga Warren Zaïre-Emery. Dy emrat e fundit vijnë nga Liga e Portugalisë: Victor Froholdt i Portos dhe Gianluca Prestianni i Benfica-s.
Sa i përket vlerës së tregut, Yan Diomande i Real Madridit kryeson me 120 milionë euro, ndërsa Pau Cubarsí, me 100 milionë euro, konsiderohet një prej favoritëve kryesorë për trofeun.
Fituesi do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare ekspertësh. Në vitet e fundit, Golden Boy është fituar nga Désiré Doué (2025), Lamine Yamal (2024) dhe Jude Bellingham (2023).

© SYRI.net
Vinicius në krizë te Real Madridi, i bie vlera 70 milionë euro në 18 muaj, hapet rruga për Arsenalin
Arda Güler arrin rekordin historik, bëhet turku i parë që vlen 100 milionë euro
Napoli, shtyhen ekzaminimet për McTominay: rikthimi në grup edhe 24 orë largBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: