AKTUALITET /

"Duan ta mbushin me pakistanezë këtu", shqiptari nga Australia proteston për ujin në Burimas: Po na përzënë

Shkruar nga Versus

"Duan ta mbushin me pakistanezë këtu", shqiptari nga

Në Maliq, banorët e fshatit Burimas vijojnë të protestojnë për ujin e pijshëm. Ata kundërshtojnë ndërhyrjen në burimin e fshatit, me të cilin synohet të furnizohet Zvezda. Banorët thonë se me të tilla projekte po nxitet boshatisja e Burimasit.

Për të disatën herë, banorët e fshatit Burimas në Maliq kanë dalë në protestë për ujin e pijshëm. Ata kërkojnë të ndalohet ndërhyrja në burimin e fshatit me anë të të cilit synohet të furnizohet Zvezda. Sipas banorëve, projekte të tilla po nxisin shpopullimin e fshatit.

Njëri prej protestuesve i cili kishte ardhur nga Australia për protestë, tha se qeveria ka në plan shpopullimin e vendit dhe mbushjen me banorë të huaj.

“Ndonëse tani e kanë shpopulluar 50% duan ta shpopullojnë 100%. Duan të sjellin këtu bangladeshas a pakistanezë, respekt për ata njerëz, por nuk janë në vendin e tyre. Ne duan të na përzejnë, mua më kanë përzënë kam ikur. Unë kam ardhur kastile për protestën nga Australia. Nuk e duroj dot që këta rrinë këtu, vëllezërit tanë që nuk flakin kapelet, por rrinë aty e mbrojnë një kriminel që po e shkatërron këtë vend, Edi Ramën”- tha protestuesi. Versus.al

Poll