POLITIKË /

Do e votojë "Territorialen" për shkrirjen e 15 bashkive? Vangjel Dule zbulon qëndrimin e tij

Sipas Dules, të gjithë deputetët socialistë do e votojnë "kokëulur" projektligjin.

Shkruar nga Versus

Do e votojë "Territorialen" për shkrirjen e 15 bashkive?

Në kushtet kur debatet mes socialistëve kanë vënë në diskutim miratimin e projektligjit për Reformën Territoriale, çdo votë ka rëndësi. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i pyetur në News24 se cili do jetë qëndrimi i tij gjatë seancës të së enjtes në Kuvend, tha se do të votojë kundër propozimit të PS.

Sa i takon debateve mes deputetëve socialistë, Dule u shpreh "skeptik" dhe tha se të gjithë ligjvënësit e PS do e votojnë në grup projektligjin e propozuar. 

“Do të votoj natyrisht kundër. Besoj se do të votohet. Nuk ka shpresë për kapanonet ushtarake. Do të shihni se do të japin votën me kokën ulur. Besoj se do të kalojë. Duhet të shohim disa elemente lidhur me reformën territoriale. Besoj se vota e Koçekut do të jetë kundër Territoriales, por besoj se do të kalojë. Nëse ndodh e kundërta, këta kolegë do të zinin vend në historinë e vendit"- deklaroi Dule.

Ditën e djeshme, deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj dolën kundër reformës, por kreu i grupit parlamentar Taulant Balla pati një "paralajmërim" për ta në rast se nuk votojnë projektligjin. Versus.al

Poll