E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Si do ta markojmë Messin? Ai është Zoti i futbollit” – mbrojtësi i Beninit mahnit para sfidës me Argjentinën

Mohamed Tijani, mbrojtësi i Kombëtares së Beninit, ka befasuar me deklaratën e tij për Lionel Messin, në prag të përballjes miqësore me Argjentinën në stadiumin “Monumental”.

I pyetur se si do të tentojë Benini të ndalojë kapitenin argjentinas, Tijani nuk foli për ndonjë plan të veçantë taktik. Përkundrazi, ai zgjodhi ta shijojë momentin përballë një prej figurave më të mëdha të futbollit.

Reklamë

“Messin nuk kemi pse ta markojmë. Nuk ka ndonjë plan special për ta mbrojtur. Le ta shijojmë këtë ndeshje”, u shpreh mbrojtësi i Beninit.

Tijani shkoi edhe më tej kur foli për admirimin e tij për yllin argjentinas:

“Për mua është më i miri në botë. Është Zoti i futbollit”. Madje, ai tha se nëse do ta ketë përballë në fushë, do t’i thotë: “Messi, ti je Zoti”.

Sfida ndaj Beninit është një ndeshje e veçantë për Messin, pasi përfaqëson një nga paraqitjet e fundit të tij me fanellën e Argjentinës. Për Tijanin dhe shokët e tij të skuadrës, përballja me 10-shin argjentinas është një moment që, përtej rezultatit, duan ta përjetojnë dhe ta shijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.