6 Tetor 2026, 14:27
Nga E. D
pamjet
DURRËS- Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit, ndërkohë që në ambientet e institucionit po zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e projektit, si dhe transparencë të plotë nga institucionet për procedurat e ndjekura dhe pronat që preken nga ndërhyrja.
Situata është tensionuar gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, teksa qytetarët kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së Bashkisë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.
Banorët deklarojnë se rreth tre javë më parë i janë drejtuar Bashkisë së Durrësit me një kërkesë zyrtare për informacion mbi projektin dhe pronat që preken prej tij, por sipas tyre, deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.
Çështja është shtrirë edhe në rrugë gjyqësore. Në kuadër të procesit që po zhvillohet në Gjykatën Administrative të Tiranës, është kërkuar pjesëmarrja e drejtoreshës së Drejtorisë Juridike të Bashkisë Durrës, Almeida Rroshi. Gjatë protestës, banorët kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër projektit dhe shpronësimeve.
“Kryetare Emiriana Sako, ndalo shpronësimet! Mos shto veprat penale!”, “Mos e prek Durrësin!”, “AADE mos prekni trashëgiminë!”, “S’na keni informuar, ju gënjeni” dhe “Bashki, po na hidhni nga banesat tona në rrugë” ishin disa prej sloganeve të përdorura nga protestuesit.
Banorët kërkojnë që institucionet të bëjnë publike informacionin e plotë mbi projektin, procedurat e ndjekura dhe mënyrën se si do të trajtohen pronat dhe banesat e prekura./Dosja.al
projekti tid durres protesta ne durres bashkia durres emiriana sako
Aktualitet
6 Tetor 2026, 14:11
E. D
Vangjel Dule
TIRANË- Kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli për skandalin e SHISH që çoi në arrestimin e Vlora Hysenit. I ftuar në ...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 14:01
E. D
Pamjet nga grabitja, Klajdion Koçja
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për grab...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:59
E. D
Protesta në Kosovë
KOSOVË- Protesta para Kuvendit të Kosovës ka nisur, ku protestuesit po u bëjnë thirrje depuetetë...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:54
E. D
Adnand Kosova
STRASBURG- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të Nenit 8 të Konventës në ç...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:34
I.A
Ambulance
TIRANË- Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e dj...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:10
E. D
TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:09
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën pronari i magazin&...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 10:55
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posa&ccedi...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 10:26
E. D
pamjet nga grabitja
VLORË- Banorët e Orikumit, Dukatit dhe Kaninës kanë ngritur shqetësimin për një valë grabitjes...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 09:55
E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë n&eu...