E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vlorë/ Kontrollet e Policisë Rrugore, 10 drejtues mjetesh në pranga dhe procedim penal në dy javë

Policia Rrugore në Vlorë ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me fokus parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Gjatë dy javëve të fundit, si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 10 drejtues mjetesh. Konkretisht, 5 janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, një është proceduar për drejtim nën efektin e alkoolit, dy për drejtim pa leje drejtimi dhe dy të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Reklamë

Në të njëjtën periudhë janë vendosur edhe mijëra masa administrative për shkelje të ndryshme. Mes tyre janë 875 masa për tejkalim të shpejtësisë, 467 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 74 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 33 për parakalime të gabuara dhe 28 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Gjithashtu, janë vendosur 30 masa për xhama të zinj, 11 për pozicionim të gabuar të mjetit dhe 1439 masa të tjera për shkelje të Kodit Rrugor.

NJOFTIMI:

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe i monitorimit të vazhdueshëm të qarkullimit rrugor, gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 10 drejtues mjetesh, konkretisht:

-5 janë arrestuar për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur;
-1 është proceduar penalisht për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-2 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;
-2 janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur masa administrative për shkelje të ndryshme, si:

875 masa administrative për tejkalim të kufijve të shpejtësisë;
467 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
74 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
33 masa administrative për parakalime të gabuara;
30 masa administrative për xhama të zinj;
28 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
11 masa administrative për pozicionim të gabuar të mjetit;
1439 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
.

Policia Rrugore vijon monitorimin dhe kontrollet në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Vlorë, duke përdorur pajisje dhe mjete logjistike bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve, parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi rrugor më të sigurt për të gjithë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.