Historia e Tahos - Grumbullimi nga Maran shans i artë për të rifituar vendin te Inter U-23

6 Tetor 2026, 15:50Sport TEMA
Historia e Tahos - Grumbullimi nga Maran shans i artë për të

Dëmtimi i Sherrit dhe pezullimi i Berishës ka detyryar Rolando Maran që të grumbullojë Alain Taho, i cili do të ketë shansin e madh të jetës.

Portieri i talentuar, i cili është formuar në akademinë e Interit, figuron mes lojtarëve, të cilët do të jenë në dispozicion të teknikut për ndeshjen kundër San Marinos.

Historia e tij është mjaft e veçantë pasi ky grumbullim mund të jetë një shans për të rifituar një vend me Interin e moshave deri në 23 vjeç.

Taho vitin e kaluar mbylli sezonin me një episod mjaft të rëndë pasi në një ndeshje të vlefshme play-off të kampionatit Primavera ai mori karton të kuq përballë Cesena-s. Protestat e gjata i kushtuan Tahos, i cili mori edhe një dënim të rëndë nga disiplina e turneut, e cila vendosi ta pezulllonte për tetë ndeshje.

Fillimi i këtij sezoni nuk ka qenë pozitiv për Tahon, të cilit edhe pse iu premtua se do të kishte hapësirë në Interin e 23-vjeçarëve, trajneri Stefano Vecchi gjithmonë ka aktivizuar në portë Melgrati-n. Për këtë motiv grumbullimi në ekipin e të rriturve të Shqipërisë ka një peshë specifike për 19-vjeçarin pasi do të ketë mundësinë që nëpërmjet ngjyrave kuqezi të rikthehet titullar edhe me Interin.

Lini një Përgjigje