Kronikë
Prej 3 muajsh e larguar nga shtëpia, gjendet e pajetë gruaja në Dibër

Një grua rreth 70-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër.
Sipas të dhënave paraprake, 70-vjeçarja ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk kishte pasur të dhëna për vendndodhjen e saj.
Reklamë
Trupi i saj është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
Mbetet për t’u përcaktuar nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko ligjore dhe hetimet pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




