Demo në Shkodër: Objektiva për Policinë dhe fokus te lufta kundër narkotikëve

6 Tetor 2026 | 14:52

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar vizitën e parë në territor që prej marrjes së detyrës, duke u ndalur në Shkodër, ku së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

Në qendër të diskutimeve ishte puna e strukturave policore, marrëdhënia me komunitetin dhe objektivat që pritet të ndiqen nga drejtuesit vendorë të Policisë.

Demo kërkoi që forcimi i besimit të qytetarëve të mbështetet te puna e përditshme, korrektësia dhe rezultatet konkrete. Sipas tij, për çdo drejtori duhet të përcaktohen objektiva të matshëm, të cilat do të monitorohen dhe vlerësohen në mënyrë periodike.

Një nga çështjet e veçanta të ngritura gjatë takimit ishte lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Ministri kërkoi angazhim të vazhdueshëm të strukturave dhe rezultate të matshme në këtë drejtim.

Në takim u diskutua edhe për kushtet e punës së efektivëve, përfshirë nevojat logjistike, flotën e automjeteve dhe trajtimin financiar. Demo bëri të ditur se po shqyrtohen ndërhyrje konkrete në këto fusha, të cilat mund të nisin nga viti 2027.

Siguria u lidh gjithashtu me zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Shkodër. Në këtë kuadër, ministri kërkoi bashkëpunim më të madh mes Policisë dhe institucioneve vendore, veçanërisht për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit dhe numrit në rritje të vizitorëve.

Në fund të takimit, dy punonjës të Policisë së Shtetit u vlerësuan për kontributin e tyre në detyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjerimi i BE-së, Ministri Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një platformë për diskutime mbi ndërlidhjen,...
13:45 | 06/10/2026

Berisha akuza qeverisë për favorizim të biznesmenit Yeffet: Ka përfituar 45 milionë euro dhe prona shtetërore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje, sipas tij, në një skemë përmes së cilës biznesmeni Roni Yeffet...
12:54 | 06/10/2026

Veliaj mesazh me inteligjencë artificiale: Drekë falas për çdo nxënës, asnjë pengmarrje nuk na ndal (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale, përmes së cilës bën një bilanc...
12:23 | 06/10/2026