Tuneli i Krrabës bllokohet për 20 ditë, ja kur lejohet qarkullimi
Tuneli i Krrabës do të funksionojë me një tub, me qarkulli...
Tuneli i Krrabës do të funksionojë me një tub, me qarkulli...

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.
Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor - në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.
“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.
Çështja merr rëndësi të veçantë, pasi, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin deri në përfundimin e afatit më 6 tetor, ai shpërndahet sipas Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese përcaktoi në mars se nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të caktuar, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Megjithatë, kjo krijon një paqartësi tjetër: kush do t'i shpallte zgjedhjet?
Kushtetuta ia njeh presidentit kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa neni 90 përcakton se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.
Pikërisht kjo është një nga çështjet që Haxhiu i ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
“Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh presidentit. Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës”, tha Zyra e Presidentes.
Sipas saj, qëndrimi i institucionit është se duhet të gjendet një zgjidhje kushtetuese që mundëson shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda afateve të përcaktuara.
E pyetur nga REL-i se si e interpreton situatën e krijuar, Zyra e Presidentes tha se qëndrimi i saj mbështetet në parimin e “vijimësisë institucionale”.
“Dispozitat kushtetuese duhet të interpretohen në ndërlidhje, në mënyrë që përfundimi i një afati të mos e bëjë të pamundur përmbushjen e detyrimeve të tjera kushtetuese”, thuhet në përgjigje.
Sipas saj, pikërisht për të përcaktuar një zgjidhje që do ta garantonte këtë vijimësi brenda rendit kushtetues, çështja i është dërguar Gjykatës Kushtetuese.
Haxhiu po e ushtron detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të presidentes së mëparshme, Vjosa Osmani, më 4 prill.
Kushtetuta përcakton shprehimisht se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.
Gjykata Kushtetuese ende nuk ka bërë publik ndonjë vendim lidhur me çështjet e ngritura nga Haxhiu.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua Gjykatës për të konfirmuar pranimin e kërkesës dhe për të marrë më shumë hollësi rreth trajtimit të saj dhe është në pritje të përgjigjes./ Rel
Subvencioni i ri për automobilët elektrikë i ka tejkaluar ...
"Vijnë kohë kur në sipërfaqe del i gjithë llumi i shoqëris...
Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët d...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të mbërrijë ...
Protestuesit po përleshen me Policinë teksa tensionet para...
Çmimi Nobel në fiziologji ose mjekësi për vitin 2026 u ka ...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të ...
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja An...
SHBA-ja ka tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga RAF ...
Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën në Bosnjë dhe Hercegovi...
Gjatë një vizite të papritur në Kiev kancelari gjerman, Fr...
Brazilianët po votojnë për të zgjedhur midis presidentit t...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi emërimin e të dë...
Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në ...
Një alarm për bombë u njoftua përmes një telefonate që par...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...