Vendi
EMRI/ U vidhte varëset e floririt nga qafa qytetareve në mes të Tiranës, ky është hajduti 26-vjeçar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë finalizuar operacionin e koduar “October”, duke vënë në pranga një 26-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me dhunë.
VIDEO- 26-vjeçari vjedh varëset e floririt nga qafa qytetareve
Reklamë
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Klajdion Kocja, 26 vjeç, pasi dyshohet se i ka grabitur me dhunë varësen nga qafa një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”, në Tiranë.
Sipas veprimeve hetimore të kryera nga policia, 26-vjeçari dyshohet se është autor edhe i një tjetër rasti të vjedhjes me dhunë, të regjistruar në të njëjtën zonë më 2 tetor 2026.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




