E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Demo në Shkodër: Besimi nuk jepet, fitohet me punë të përditshme

Ministri i Punëve të Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një takim me drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit në Shkodër, në kuadër të vizitës së parë të ministrit në territor pas marrjes së detyrës.

“Besimi nuk jepet, besimi fitohet. Dhe fitohet me punë të përditshme”, u shpreh Demo, duke kërkuar forcimin e marrëdhënies së Policisë me komunitetin përmes integritetit, korrektësisë dhe rezultateve të qëndrueshme.

Reklamë

Ministri vlerësoi punën e efektivëve dhe theksoi se mbështetja ndaj tyre duhet të shoqërohet me angazhim maksimal dhe objektiva të matshëm për çdo drejtori, të cilat do të ndiqen dhe vlerësohen periodikisht. Në fokus të veçantë vendosi luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe rezultate konkrete.

Demo nënvizoi gjithashtu nevojën për përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve të Policisë, veçanërisht në drejtim të logjistikës, flotës së mjeteve dhe trajtimit financiar, duke bërë të ditur se po shqyrtohen mundësi për ndërhyrje konkrete duke nisur nga viti 2027.

Duke e lidhur sigurinë me zhvillimin ekonomik të Shkodrës dhe rritjen e turizmit, ministri kërkoi një bashkëpunim edhe më të ngushtë të Policisë me institucionet vendore, për t’iu përgjigjur nevojave në rritje të komunitetit dhe vizitorëve.

Në përfundim, Demo vlerësoi dy punonjës të Policisë së Shtetit për kontributin e tyre, si shembuj pozitivë të profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.