Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

HORROR në Maqellarë, gjendet i ndarë në pjesë trupi i një të moshuare, familjarët e kërkonin prej 3 muajsh

Shkruar nga Newsbomb
HORROR në Maqellarë, gjendet i ndarë në pjesë trupi i
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një gruaje rreth 70 vjeçe është gjetur në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe që prej asaj kohe nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.

Mësohet se trupi është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërkohë në  vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko-ligjore, së bashku me hetimet e autoriteteve, pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese