web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet”, Berisha: Kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

6 Tetor 2026, 15:00, Aktualitet CNA


Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka folur lidhur me skandalin e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Berisha u shpreh se Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me biznesmenin izraelit, Ron Yeffet. Sipas tij, Shërbimi Informativ i Shtetit ishte vënën në kontroll të Ergys Agasit dhe Roni Yeffet.

Ai shtoi më tej se kjo skemë mafioze është një akt i rëndë ndaj vetë vendit, por edhe aleancës së NATO-s.

“Ndërkohë, unë më duhet t’ju rikujtoj këtu, për të pasur qartë pushtetin e tij, se në Komisionin e Sigurisë, Vlora Hyseni, e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të dhe ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. E kuptoni se si është i ngërthyer i quajturi Shërbimi Informativ Kombëtar, në njërën anë Agasi, në anën tjetër Roni Yeffet.

Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte një shpoti për Lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë. Shërbimi informativ ishte vënë nën një kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Roni Yeffet. Kjo është një nga skemat më mafioze. Një vend anëtar i NATO-s që aplikon skemë të tillë mafioze në fushën e mbrojtjes, kryen një akt shumë të rëndë ndaj vendit të tij, por edhe ndaj aleancës.

Siç jeni në dijeni, Roni Yeffet me Miss Autoblindin blinin armë në zona lufte, në Sudan dhe në vende të tjera të Afrikës, i sillnin në Shqipëri, u vinin etiketa shqiptare në një mashtrim të madh për t’i shitur në Ukrainë, në të cilin për hir të së vërtetës, përfaqësuesit e atij vendi ua thonë haptas se ne i blemë me tenderë të hapur, jo direkt siç kërkonin këta.

Është e faktuar nga regjistrimet që keni dëgjuar përpjekja e tij mafioze për të shtrirë dorën e zezë në gazin e Delvinës. Që të gjitha këto janë porosi në bashkërendim dhe bashkëveprim me Edi Ramën. Aktiviteti i tij është një kërcënim madhor për sigurinë kombëtare të Shqipërisë ndaj dhe e dënoj me forcën më të madhe”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga