Garda zbarkon në GJKKO, kontrolle të imtësishme me qen i trajnuar për eksplozivë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2026, 15:09

Garda e Republikës ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të masave të sigurisë.

Verifikimet janë kryer mbi disa pajisje që kanë mbërritur në ambientet e gjykatës dhe që do të përdoren gjatë proceseve gjyqësore. Kontrollet janë realizuar përpara përdorimit të tyre, si pjesë e procedurave të sigurisë.

Në operacionin e kontrollit është angazhuar edhe një qen i trajnuar posaçërisht për identifikimin e eksplozivëve dhe materialeve apo sendeve të dyshimta.

Masat synojnë evidentimin në kohë të çdo elementi të dyshimtë dhe shmangien e rreziqeve të mundshme, duke garantuar sigurinë në ambientet e GJKKO-së dhe zhvillimin normal të proceseve gjyqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit