Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, shprehet në favor të rritjes së pagës minimale dhe të pagave në përgjithësi, por deklaron se nuk do të votojë pro projektligjit të LSDM-së që parashikon një pagë minimale prej 600 eurosh.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për “Lokalno”, Mickoski e cilësoi nismën si propozim të një opozite që, sipas tij, e ka shkatërruar dhe plaçkitur Maqedoninë.
“Bëhet fjalë për një opozitë pa kredibilitet publik dhe politik, e cila është zhytur në kënetën e saj politike. Besoj se për një kohë të gjatë do të mbetet në skajet e skenës politike”, tha Mickoski.
Kryeministri theksoi se Qeveria nuk duhet të ndërhyjë drejtpërdrejt në procesin e rritjes së pagave, pasi vendimet e tilla duhet të dalin nga dialogu social mes punëtorëve dhe punëdhënësve.
“Jam pro rritjes së pagës minimale dhe pagave më të larta, por ky proces duhet të zhvillohet përmes dialogut social ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve”, deklaroi Mickoski./Telegrafi/
