
Ndërkohë që në rrjetet sociale dhe faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe personazheve të ndryshëm të shoëbizit, ende nuk ka një përgjigjie se kush i ka publikuar.
Sot, sektori për krimin kibernetik në policinë e Tiranës ka marrë në pyetje 3 vajza të tjera të përfshira në këto video intime. Ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si personat e tjerë të marrë në pyetje, duke pranuar marrëdhënien me kompozitorin.
Por përgjegjësinë ato e shohin përtej tij duke hedhur dyshime tek personat që shpërndajnë apo komentojnë videot intime. Më herët për këtë ngjarje, ka reaguar edhe Eli Fara e këngëtarja Blerina Matraku të cilat kanë kërkuar që materialet e tyre të mos shpërndahen më. Nga ana tjetër kompozitori Adi Hila po hetohet në gjendje të lirë për skandalin për veprën penale të ndërhyrjes së padrejtë në jetën private. Versus.al

