Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë të re PDK-së për zhbllokimin e situatës politike: presidenti të zgjidhet sot, ndërsa të enjten paradite të votohet në lexim të dytë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për shtyp Kurti kërkoi nga PDK që të paktën gjysma e deputetëve të saj të marrin pjesë në seancën për kandidatin për president, Bekim Sejdiu, duke thënë se mund të votojnë edhe kundër tij. Në këmbim, ai garantoi se 62 deputetë do të jenë të enjten në Kuvend për votimin e Speciales.

"Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Nëse vërtet kërkojnë zgjidhje, zgjidhja ekziston. Ajo arrihet përmes takimit, bashkëpunimit, bisedimit, marrëveshjes. Nëse e refuzojnë, nuk po duan zgjidhje, por zgjedhje. Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së. Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes. Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese" tha Kurti 

Kryeministri argumentoi se zgjedhja e presidentit dhe çështja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk duhet të kushtëzojnë njëra-tjetrën. Sipas tij, presidenti duhet zgjidhur sot për të shmangur zgjedhjet e reja, ndërsa beteja për ish-krerët e UÇK-së kërkon një strategji më afatgjatë.

"Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë nuk e kemi ndërlidhur me zhvillimet e brendshme dhe as me çështjen e presidentit. Këto janë tema të ndara, por që i tejkalojnë të gjitha partitë. Janë çështje të interesit të përbashkët kombëtar. Për katër të dënuarit në shkallë të parë ne besojmë për korrigjim në Apel, ndërsa në anën tjetër një strategji shtetërore kombëtare për ta fituar këtë betejë", deklaroi ai.

Kurti paralajmëroi se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte Kosovën në zgjedhje të reja dhe do të pengonte, sipas tij, pikërisht angazhimin që kërkohet për procesin në Hagë.

"Nuk mund t'i mohojmë pengesat e menjëhershme që kemi para nesh. Moszgjedhja e presidentit të Kosovës na çon në zgjedhje, por na pamundëson të merremi me strategjinë kombëtare dhe Apelin, që është shumë i ngutshëm", tha Kurti.

Kurti akuzoi gjithashtu PDK-në se Vetëvendosje ka bërë katër hapa drejt kërkesave të saj, ndërsa pala tjetër nuk ka bërë asnjë lëvizje drejt një marrëveshjeje.

"Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa në realizimin e kërkesave të PDK-së. Projektligjin e votuam në lexim të parë. Ata po i marrin të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa Vetëvendosjen. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK asnjë hap drejt nesh. Kjo është e padrejtë dhe e padobishme", tha ai.

Por pas daljes së Kurtit, Bekim Sejdiu ka ripërsëritur se është tërhequr përfundimisht nga gara. Ai tha se për këtë vendim ka njoftuar edhe kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Dalja e Kurtit para mediave erdhi pasi ai zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufcën. Deputetët e partive parlamentare ndodhen në Kuvend, ndërsa përplasja politike mbetet te rendi i votimeve.

PDK kërkon që fillimisht të votohet në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe vetëm më pas të vazhdohet me presidentin. Bedri Hamza deklaroi sot se nuk do të zhvillojë takim tjetër me Kurtin pa u votuar më parë ligji. Ndërkohë pas deklaratave të kreut të LVV-së, Hamza tha në një konferencë për media se marrëveshjen për Bekim Sejdiun si kandidat për President, Kurti s’e ka bërë me PDK-në.

“Marrëveshja për zotin Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në. Është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. Dhe i patë lajmet, që veç është hajt të flasim, të shesim mjegull”, tha Hamza.

Ndërkohë, para Kuvendit po zhvillohet për të dytën ditë protesta me kërkesën për votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Organizatorët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen derisa ligji të votohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Afati për presidentin, Haradinaj: Sot ranë maskat! Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, po e çon vendin në zgjedhje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bën përgjegjës Albin Kurtin se po e çon vendin drejt zgjedhjeve pas deklaratës së shefit të qeverisë se nëse presidenti zgjidhet sot, të enjten do të kalojë edhe ligji për Dhomat e Specializuara.

Sipas Haradinajt, kryeministri aktual po i jep një goditje UÇK-së duke e lënë në gjysmë ligjin për Gjykatën Speciale.

“Kanë mbetur edhe më pak se 7 orë. S’është ligj i një partie por i 91 deputetëve të kësaj legjislature që e kanë votuar në lexim të parë. Është e pandershme të lihet në gjysmë ky ligj duke e ditur momentin kritik për mbrojtjen e liderëve të UÇK-së. Është momenti të bashkohemi e të mos turpërohemi. Sikurse e pamë sot ranë maskat. Kurti e futi në kurth edhe ligjin, edhe vendin. E futi në kurth. Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së duke e lënë në gjysmë Ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik dhe po e çon vendin në zgjedhje. Kjo është hera e katërt që po e çon vendin në zgjedhje i njëjti person. Sa herë e ka çuar vendin në zgjedhje, e ka lënë qytetarin pa zgjidhjet e nevojshme”, tha Haradinaj.

Ora 17:51
Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: E bëri për të ‘shitur mjegull’! Marrëveshja për Sejdiun President, është jashtë tryezës së së forcës sonë politike

1791301919_Capturexyjiudtyio.JPG

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, iu përgjigj ofertës së kryeminisrit Albin Kurti, i cili kërkoi nga PDK që të paktën gjysma e deputetëve të saj të marrin pjesë në seancën për kandidatin për president, Bekim Sejdiu, duke thënë se mund të votojnë edhe kundër tij.

Në këmbim, Kurti garantoi se 62 deputetë do të jenë të enjten në Kuvend për votimin në lexim të dytë për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Hamza tha në një konferencë për media se marrëveshjen për Bekim Sejdiun si kandidat për President, Kurti s’e ka bërë me PDK-në.

“Marrëveshja për zotin Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në. Është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. Dhe i patë lajmet, që veç është hajt të flasim, të shesim mjegull”, tha Hamza.

Hamza tha se për Sjediun s’ka “vërejtje personale, politike”, por shtoi se ajo “është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së”.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit që kërkoi gjysmën e votave të PDK-së në Kuvend, Hamza tha se “nuk shkon kështu”.

“Atëherë edhe unë po t’i kërkoj ty 29. Silli në sallë, qysh të donë le të votojnë. Por nuk shkon kështu”, tha Hamza.

Ora 16:59
Sot afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit, Sejdiu reagon pas deklaratës së Kurtit: Jam tërhequr nga gara, i kam njoftuar drejtuesit e LDK dhe LVV

1791298831_ztrydti.JPG

Profesori Bekim Sejdiu, i cili ishte kandidat për President të Kosovës, ka njoftuar se për vendimin për tërheqjen e kandidaturës së tij ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Unë i kam njoftuar, kam qenë në komunikim me krerët e LDK-së edhe i kam njoftuar së fundi edhe krerët e LDK-së, edhe kryeministrin Kurti që unë nuk jam pjesë e këtij procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, tha Sejdiu.

Në konferencën e sotme, Kurti shpalosi një ofertë për Partinë Demokratike të Kosovës që nëse i siguron votat e nevojshme për zgjedhjen e Sejdiut President, do ta votonte Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë.

“Bekim Sejdiu doli me ne në konferencë bashkë. Ishte dakord të zgjidhej president. Le të votojnë kundër, ose le të abstenojnë, por le të vijnë”, shtoi Kurti

“Unë kam hy me idenë kur kam hy në fillim të shtatorit, me motivin e vetëm që me dal prej një ngërçi, por nuk u realizua sepse nuk u bënë votat edhe rrjedhimisht unë kam bërë një herë tërheqje publike edhe tani normalisht emrin për të ma përmendur s’mundem t’ja ndaloj askujt. Edhe e di që e bëjnë me qëllimin më të mirë të mundshëm, e di që kanë besim në mua, por unë i kam informuar që unë jam i tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu për mediat në Kosovë.

Ai ka treguar se në proces kishte hyrë në një kombinim politik ku LDK-ja do të ishte propozuese, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mbështetëse, duke shtuar se komunikimet kryesore i kishte zhvilluar me drejtuesit e LDK-së.

“Unë ju kam thënë që jam i tërhequr, unë nuk jam i informuar. Unë kur kam hyrë me LDK-në si propozuese, VV-në si mbështetëse, me qat konspiracion kam hyrë dhe kryesisht i kam bërë komunikimet me drejtues të LDK-së që më kanë propozu e më kanë thirr mua me hy në këtë proces. E çmoj shumë edhe besimin e kryeministrit Kurti, por unë i kam njoftuar se jam tërhequr nga gara, ju kam treguar se nuk jam pjesë e garës”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka treguar për Infokusin se është i gatshëm t’ua dërgojë drejtuesve të LDK-së edhe mesazhin përmes të cilit i kishte njoftuar për qëndrimin e tij. Ai ka theksuar se nuk e konsideron të denjë që dikush të zgjidhet president vetëm për të shmangur zgjedhjet dhe se posti duhet t’i takojë dikujt që e meriton.

Ora 15:41
Kurti ofertë PDK-së: Presidentin sonte, Specialen të enjten! Sillni gjysmën e deputetëve për Sejdiun, garantoj 62 vota për ligjin (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti i bëri një ofertë të re publike PDK-së për zgjidhjen e ngërçit: presidenti të zgjidhet sot, ndërsa votimi në lexim të dytë i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të zhvillohet paraditen e së enjtes. Ai kërkoi nga PDK që të angazhohet publikisht se të paktën gjysma e deputetëve të saj do të marrin pjesë në votimin për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

"Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot. Ligjin mund ta votojmë duke respektuar afatin 72-orësh. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem para jush që paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i projektligjit për Dhomat e Specializuara", tha Kurti.

"Nëse vërtet kërkojnë zgjidhje, zgjidhja ekziston. Ajo arrihet përmes takimit, bashkëpunimit, bisedimit, marrëveshjes. Nëse e refuzojnë, nuk po duan zgjidhje, por zgjedhje", vijoi ai.

"Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete. Nëse PDK zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK, ne po procedojmë me votimin dhe leximin e tyre. Por kërkojmë nga PDK publikisht që të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit të tyre parlamentar mund të na e sjellin në seancë dhe të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun, që s'është i VV-së", tha Kurti.

Kryeministri dha nga ana tjetër garancinë se 62 deputetë do të jenë në Kuvend të enjten për votimin e ndryshimeve për Specialen.

"Unë garantoj si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër që 62 deputetë do të jenë aty për të votuar projektligjin për Dhomat e Specializuara paraditen e së enjtes", deklaroi ai.

"Nëse PDK është kundër, i them thuaje këtë me votë. Po u them votoni kundër, veç votoni. Mos bojkotoni Kuvendin, shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese", përfundoi Kurti.

Ora 15:39
Kurti i drejtohet publikisht Hamzës: S’po do të takohet më me mua! Si mund të kërkosh marrëveshje pa takim? (VIDEO)

 

Kryeministri Albin Kurti tha se po i drejtohet publikisht kreut të PDK-së, Bedri Hamza, pasi ky i fundit ka refuzuar një takim të ri dhe e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me votimin e ndryshimeve për Specialen.

"Hamza s'po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë. Unë s'kam folur deri më tani. Kam dashur dhe dua marrëveshje, transparencë dhe konfidencialitet të takimeve. Por tash Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi, ndaj s'na mbetet rrugë tjetër përveçse t'i drejtohemi kështu", tha Kurti.

Kryeministri akuzoi PDK-në se tashmë po refuzon edhe bashkëpunimin, duke pyetur se si mund të arrihet një marrëveshje nëse palët nuk takohen.

"Tani s'po duan as bashkëpunim. Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim? Ne ua votuam edhe Vlora Çitakun për kryetare të Kuvendit", tha Kurti.

Ora 15:34
Kurti: Bëmë 4 hapa drejt PDK-së, ata asnjë drejt nesh! Presidenti sot është urgjenca, Specialja është në horizont (VIDEO)

 

Albin Kurti tha se zgjedhja e presidentit është pengesa e menjëhershme që duhet zgjidhur, ndërsa akuzoi PDK-në se nuk ka bërë asnjë hap drejt një kompromisi, pavarësisht se, sipas tij, Vetëvendosje ka plotësuar katër kërkesa të saj, përfshirë votimin në lexim të parë të ndryshimeve për Specialen.

"Gjëja e parë që duhet të bëjmë është heqja e pengesave imediate. Kjo është çështja e presidentit. Gjykata Speciale është temë në horizontin tonë. Por sot, është tema e presidentit që me pamaturi mund të na e errësojë këtë horizont, duke na çuar në zgjedhje të paarsyeshme, të kushtueshme. Ne jemi konstruktivë, të përgjegjshëm e bashkëpunues. Kemi bërë katër hapa në realizimin e kërkesave të PDK-së. Projektligjin e votuam në lexim të parë. Ata po i marrin të mirëqena, por do të ishin të pamundura pa Vetëvendosjen. Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK asnjë hap drejt nesh. Kjo është e padrejtë dhe e padobishme", tha Kurti.

Ora 15:30
Kurti: Pa president sot, Kosova shkon në zgjedhje brenda orësh! Për Specialen s’bëjmë mrekulli brenda natës me një projektligj (VIDEO)

 

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi zgjedhjen e presidentit si çështjen emergjente që Kosova duhet të zgjidhë brenda ditës së sotme, duke paralajmëruar se dështimi do ta çojë vendin brenda pak orësh në zgjedhje të reja. Ai kundërshtoi që votimi i ndryshimeve për Specialen të vendoset përpara zgjedhjes së kreut të shtetit, duke argumentuar se beteja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë kërkon një angazhim shumë më të gjatë dhe një strategji të përbashkët.

"Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione. Është emergjente çështja e presidentit që ta heqim këtë presion mbi shtetin dhe të kemi vëmendjen tek mbrojtja e luftës së popullit tonë për liri dhe krerët e UÇK-së në Hagë. Ata janë dënuar në shkallë të parë, ndërkohë sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur s'ka ndodhur asgjë. Çështja atje do marrë kohë e angazhim e besa shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Duhet të jemi të përgatitur të gjithë. Me mosvotimin e presidentit shkojmë brenda orësh në zgjedhje", tha Kurti.