“Balluku dhe Roni Yeffet kanë zhvatur dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit”, denoncon Balliu: Kanë cenuar sigurinë kombëtare Nga mbledhja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa iu drejtua me një thirrje, madje lutje dy deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj.
“Kam një shpresë te kolegë të veçantë. Uroj shumë që të dalë një burrë ngqa vlora që ta mbajë fjalën dhe i qëndron besës që ka dhënë me qytetarët e Selenicës. Që të mos arrini dot të bëni 84 vota”, tha Ina Zhupa.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialistë, dy deputetët votuan kundër draftit të ri për reformën administrativo-territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.
Duke treguar pse opozita është kundër kundër propozimit për shkrirjen e 15 bashkive, Zhupa u përfshi në debat me anëtarët socialistë të Komisionit, që i kujtuan se demokratët as nuk ishin të pranishëm në Komisionin e Ligjeve një ditë më parë, kur u miratua projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale.
“225 mijë qytetarë që janë prekur nuk e duan, çfarë thotë kushtetuta, pyeten komunitetet. Çfarë bëni ju, pyesni vetëm Arbër Maznikun”, u shpreh Zhupa
“Opozita ka pasur vetëm një qëllim të digjte afatet dhe të digjte këtë reformë”, deklaroi Briseida Çakërri.
“Ju e abandonuat komisionin për reformën territoriale”, tha Ramion Kurti.
Pas një ore debat, vijoi dëgjesa me përfaqësues të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për ligjin për të drejtat e autorit.
Top Channel