Barazia gjinore, nis puna e Këshillit Kombëtar. Ministrja Spahiu: Fokus te rezultatet konkrete

Për herë të parë është mbledhur Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore, duke bashkuar në një tryezë përfaqësues të qeverisë, institucioneve të pavarura, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile. Mbledhja e parë vjen me një objektiv të qartë: barazia gjinore të mos mbetet vetëm një angazhim i shkruar në strategji dhe dokumente, por të matet përmes rezultateve konkrete në politikat publike dhe në jetën e qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu kërkoi një mënyrë të re pune, të bazuar te koordinimi mes institucioneve, përgjegjësia e përbashkët dhe matja e rezultateve. “Nga kjo mbledhje e parë do të dëshiroja të nisnim në mënyrë shumë të qartë një praktikë të re pune: më të koordinuar, më konkrete dhe më të orientuar drejt rezultateve”, deklaroi Spahiu.

Sipas saj, sfida nuk i përket vetëm një ministrie apo institucioni. Çdo sektor i qeverisjes duhet të identifikojë pabarazitë në fushën e vet, të përcaktojë ndërhyrjet dhe të masë ndikimin që ato kanë te qytetarët. Në fokus u vendos edhe mënyra se si përdoren fondet publike. Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor u cilësua si një nga instrumentet kryesore për të siguruar që prioritetet për barazinë gjinore të shoqërohen me financim dhe masa konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo ministri duhet të dijë se çfarë ndryshimi synon të sjellë dhe si do ta masë atë”, tha ministrja Spahiu. Një tjetër çështje e diskutuar ishte forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve publike, institucioneve të pavarura dhe organizatave të shoqërisë civile. Përdorimi i të dhënave, evidentimi i problematikave dhe monitorimi i politikave u identifikuan si elementë të rëndësishëm për një qasje më efektive ndaj barazisë gjinore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avokati i Popullit, Endri Shabani, vuri theksin te zbatimi në praktikë i kuadrit ligjor, duke argumentuar se të drejtat dhe garancitë e parashikuara në ligj duhet të shoqërohen me mekanizma që sigurojnë mbrojtjen reale të qytetarëve. Në mbledhjen e parë u përcaktuan disa prej prioriteteve të punës së Këshillit, mes tyre koordinimi ndërinstitucional, përdorimi i të dhënave në hartimin e politikave, buxhetimi gjinor dhe krijimi i një sistemi të qëndrueshëm për monitorimin e rezultateve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?