Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA kërkon transparencë nga Moska

6 Tetor 2026 | 15:34

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje zyrtare Moskës që të tregojë transparencë të plotë dhe të ndajë informacione, pas raportimeve për vdekjen e një punonjëseje laboratori në Siberi që dyshohet se lidhet me murtajën.

Rubio theksoi se SHBA-ja po e monitoron situatën nga afër, por paralajmëroi se do të ishte e pamatur të spekulohej pa pasur të dhëna të plota.

“Sa herë që dëgjoni se ka ndonjë sëmundje që ka infektuar dikë në një laborator kudo në botë, do të shqetësoheni për këtë… Mendoj se është detyrë e Rusisë që padyshim të ndajë më shumë informacione me botën. Kjo është ajo që duhet të bëjë,” deklaroi Sekretari i Shtetit.

Autoritetet ruse pretendojnë se situata është nën kontroll, mirëpo rasti ka nxitur shqetësime pasi dhjetëra persona janë vendosur në karantinë në rajonin e Irkutskut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohet një 22-vjeçar britanik, dyshohet për përgatitje të një sulmi terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford

Një 22-vjeçar britanik është arrestuar të martën në Westminster të Londrës, nën dyshimin për përgatitjen e akteve terroriste. Arrestimi është bërë në kuadër të hetimit...
15:25 | 06/10/2026

OBSH: Rreziku i epidemisë së murtajës në Rusi është i ulët pas vdekjes së punonjëses së laboratorit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rreziku i një epidemie në Rusi është i ulët pas vdekjes së papritur të një punonjëse laboratori që...
15:17 | 06/10/2026

Trump lehtëson përkohësisht taksën për naftën në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të lehtësojë përkohësisht barrën e taksave për naftën e përdorur në rrugë, në një...
14:20 | 06/10/2026