VIDEO/ Kurti: Pa votimin e presidentit, brenda pak orësh Kosova shkon në zgjedhje

6 Tetor 2026, 15:33Rajoni TEMA
VIDEO/ Kurti: Pa votimin e presidentit, brenda pak orësh Kosova shkon

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi zgjedhjen e presidentit si çështjen emergjente që Kosova duhet të zgjidhë brenda ditës së sotme, duke paralajmëruar se dështimi do ta çojë vendin brenda pak orësh në zgjedhje të reja. Ai kundërshtoi që votimi i ndryshimeve për Specialen të vendoset përpara zgjedhjes së kreut të shtetit, duke argumentuar se beteja për ish-krerët e UÇK-së në Hagë kërkon një angazhim shumë më të gjatë dhe një strategji të përbashkët.

"Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione. Është emergjente çështja e presidentit që ta heqim këtë presion mbi shtetin dhe të kemi vëmendjen tek mbrojtja e luftës së popullit tonë për liri dhe krerët e UÇK-së në Hagë. Ata janë dënuar në shkallë të parë, ndërkohë sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur s'ka ndodhur asgjë. Çështja atje do marrë kohë e angazhim e besa shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj. Duhet të jemi të përgatitur të gjithë. Me mosvotimin e presidentit shkojmë brenda orësh në zgjedhje", tha Kurti.

5 Komente

  1. K
    K

    Kosovar shqiptar,Kurti eshte Sali Berisha I Kosoves,po nuk e larguat do gjeni belan me keq se e keni gjetur.Shqiperia qe kur largoj Sali halen po shkon e sigurt drejt BE.

    Përgjigjjuni
    1. P
      P

      Largojeni urgjent sherrxhiun dhe rrugacin Kurti,vonesa do krijoj probleme te pariparushme.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        KINA DHE INDIA NONEN JU A QUFTE O VEMJET E SERBISE .....ZGNIDHJA ESHTE HASHIM THACI PRESIDENT DHE CDI GJE ZGJIDHET.....

        Përgjigjjuni
        1. B
          B

          Shqiptar te Kosoves,kthejeni Kosoven ne normalitet sa nuk eshte vone,me Kurtin do vazhdoni pafund ne rrugen qe ka nis Kurt sherrxhiu.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironsi

            Ky legen eshte bere me keq se islamizmi ne Kosove....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje