6 Tetor 2026, 15:27
Nga Elton Qyno
Foto ilustruse
Ardian Muka, një banor i fshatit Gërdec në Vorë është arrestuar nga policia dhe më pas lënë në masën e “arrestit në burg” nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se i ka vendosur një gjobë financiare prej 300 mijë euro kushëririt të tij.
Rasti është zbuluar në muajin Shtator 2026, kur Erion Muka, në 12 shtator 2026, ka konstatuar në brendësi të derës hyrëse të oborrit të banesës së tij, një kuti syzesh, brenda së cilës ndodhej një fishek automatiku dhe një letër me shkrime kërcënuese, duke nisur me fjalën “…Përshëndetje…”.
Në këtë letër jepeshin mesazhe kërcënuese dhe gjobëvënies në adresë të tij dhe familjarëve, duke kërkuar një shumë prej 300 mijë euro. Kjo letër dhe fisheku i paplasur më pas i janë dorëzuar oficerëve të komisariatit Nr.7 në Vorë nga Erion Muka, i cili nuk ka ditur se gjobëvënësi në këtë rast ishte pikërisht kushëriri i tij, Ardian Muka.
Policia ka nisur hetimet, duke bashkëpunuar dhe me prokurorin e çështjes Petrit Vukaj, ku fillimisht është dyshuar për një ngjarje që kishte në prapavijë një histori sentimentale me një vajzë në Gërdec. Babai i vajzës është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime, i cili gjatë marjes në pyetje nuk ka pranuar se qëndronte pas kësaj historie gjobëvënie.
Mirëpo pas disa veprimeve hetimore të kryera dhe kçyrjen e pamjeve filmike, rezultoi se ngjarja lidhej me dikë tjetër, pikërisht kushëririn e Erion Mukës, shtetasin Ardian Muka.
Ardian Muka, është shoqëruar në ambjentet e policisë dhe gjatë marjen në pyetje ai ka pranuar se ishte ai që kishte vendosur letrën gjobëvënëse dhe fishekun e paplasur në derë e kushëririt të tij.
Në lidhje me këtë ngjarje ai deklaroi se se këtë veprim e ka bërë pasi ka shkruar letrën si dhe ka gjetur një fishek luftarak duke e mbështjell.
“…dhe në datën 11 shtator 2026, ka dalë nga banesa e tij rreth orës 22:45, pasi ka qënë i veshur me një palë kominoshe pune, për të mos u identifikuar, këtë letër dhe plumbin ai e ka futur në një kuti zyzesh që ndodheshin në shtëpin e tij dhe ja ka lënë tek porta e jashtme. Më pasë është larguar me vrap dhe ka shkuar në banesën e tij. Ai thekson se ndihet i penduar për këtë fakt dhe nuk e përsërit më…”-thuhet në dosjen e policisë.
Ndërsa uniformat blu kanë shkuar në shtëpinë e Ardian Mukës, për të ushtruar konhtroll, duke gjetur dhe sekuestruar kominoshet e punës, një laps dhe një fletore, në të cilën dyshohet se është shkruar letra e gjobëvënies.
Ardian Muka, tashmë është arrestuar për dy akuza si ajo e “Shtrëngrimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” dhe “Mbajtjes pa lejë të municioneve”. Ndërkohë disa ditë më pare, Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Vukaj, vendosi caktimin e masës “Arrest në burg” për të ndaluarin, Ardian Muka./SYRI.net
ardian muka 300 mijë euro erion muka
Aktualitet
6 Tetor 2026, 15:18
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Në qytetin e Durrësit ka nisur aplikimi i parkimeve me pagesë në rrugë dhe sheshe të qytetit...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 15:15
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas t&...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 15:06
E.d
Jipson Jose Penafiel Magallanes
EKUADOR- Jipson Jose Penafiel Magallanes, i konsideruar nga autoritetet ekuadoriane si një prej koordinatorëve t...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 14:39
E. D
pamjet
TIRANË- Garda e Republikës ka kryer kontrolle të detajuara në disa pajisje të mbërritura në ambientet e Gjykat&e...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 14:27
E. D
pamjet
DURRËS- Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit, ndë...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 14:11
E. D
Vangjel Dule
TIRANË- Kreu i PBDNJ Vangjel Dule foli për skandalin e SHISH që çoi në arrestimin e Vlora Hysenit. I ftuar në ...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 14:01
E. D
Pamjet nga grabitja, Klajdion Koçja
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për grab...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:59
E. D
Protesta në Kosovë
KOSOVË- Protesta para Kuvendit të Kosovës ka nisur, ku protestuesit po u bëjnë thirrje depuetetë...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:54
E. D
Adnand Kosova
STRASBURG- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të Nenit 8 të Konventës në ç...
Aktualitet
6 Tetor 2026, 12:34
I.A
Ambulance
TIRANË- Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e dj...