web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në liqenin e Kasharajt/ Ministri Salla: VKM për monitorimin e peshkimit, hedhim rasatet

6 Tetor 2026, 15:27, Politikë CNA

Situata në liqenin e Kasharajt/ Ministri Salla: VKM për monitorimin e

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot se janë marrë vendime të reja pas situatës alarmante të krijuar pak ditë më parë me tonelatat e peshqve të ngordhur në liqenin e Kasharajt në Lushnjë.

Në fjalën e tij në komisionin parlamentar, Salla u shpreh se do të nisë puna për hedhjen e rasateve dhe të gjitha procedurave të tjera, në mënyrë që liqeni të kthehet në normalitet.

“Me një VKM ia kemi kaluar qeverisjes vendore lidhjen e kontratës për peshkimin si dhe monitorimin apo administrimin e tyre, në mënyrë që qeveria vendore të ketë një ide të plotë edhe për vaditjen në territor. Subjekti që ka qenë i licencuar në rastin e Lushnjës i ka mbaruar kontrata në vitin 2022, ka qenë i licencuar deri në 2022 për rritjen e peshkut. Nga ana e ministrisë do ta ripopullojmë, do të hedhim rasatet pasi të bëhen të gjitha procedurat e tjera dhe të kthehet në normalitet i gjithë liqeni që kjo histori të shkojë në normalitet”,-tha Salla./CNA





Lajmet e fundit nga