“Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet”, Berisha: Kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për medi...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kontraktoi kompaninë amerikane të PR-së, Hellerman Communications, për të menaxhuar imazhin dhe perceptimin e tij në arenën ndërkombëtare, në një kohë kur përballjet me SPAK-un janë kthyer në kryefjalën e politikës shqiptare.
Dokumentet zyrtare të regjistruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sipas ligjit FARA, zbulojnë se Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, kanë ndërtuar një makinë të fuqishme ligjore dhe marrëdhëniesh publike midis Nju Jorkut dhe Uashingtonit.
Kjo mbrojtje strategjike mbështetet në dy nivele elitare, e cila nisi fillimisht më 1 mars 2025 me firmën Kasowitz Benson Torres LLP.
Si një nga studiot ligjore më agresive në Nju Jork, e njohur për përfaqësimin e figurave të larta politike në Amerikë, ajo u angazhua për të ofruar këshillim ligjor, mediatik dhe strategjik përballë hetimeve të prokurorisë së posaçme në Shqipëri.
Për të garantuar që zëri i tyre të dëgjohej më pas në mediat e huaja, në qershor të vitit 2025 avokatët futën në lojë agjencinë Hellerman Communications LLC. Dokumentet tregojnë se Hellerman nuk është kontraktuar drejtpërdrejtë nga Veliaj apo vëllai i tij, por është pajtuar si nënkontraktor nga Kasowitz.

Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti i Drejtësisë, Kasowitz e ka paguar 50 mijë dollarë agjencinë e PR-së për shërbimet që ajo ka kryer për llogari të zotit Veliaj. Sipas dokumenteve, kjo shumë është paguar nga Kasowitz dhe është brenda pagesës që ajo ka faturuar nga Veliaj.
Shërbimi
Sipas dokumenteve zyrtare të deklaruara në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, agjencia Hellerman Communications LLC ka ofruar shërbime të marrëdhënieve publike, komunikimit strategjik dhe menaxhimit të perceptimit publik për llogari të Erion Veliajt.
Konkretisht, shërbimet dhe aktivitetet e kryera prej saj përfshijnë:
-Shpërndarjen e deklaratave dhe raporteve: Agjencia ka asistuar në publikimin dhe shpërndarjen e komunatave për shtyp, deklaratave publike dhe raporteve të cilat përgatiteshin nga ekipi i avokatëve të studios ligjore Kasowitz posaçërisht për Erion Veliajn.
-Menaxhimin e medias ndërkombëtare: Si një kompani e specializuar në Litigation PR (PR gjatë proceseve gjyqësore), ajo ka shërbyer si urë lidhëse për të koordinuar mesazhet dhe mbrojtjen e klientit me mediat e huaja, me qëllim që strategjia ligjore e avokatëve të pasqyrohej në publik.
-Komunikime të mundshme me institucionet e SHBA-së: Dokumentet specifikojnë se shërbimet e ofruara mund të përfshinin potencialisht edhe komunikime në emër të klientit me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera të Degës Ekzekutive të qeverisë amerikane, si dhe marrëdhënie publike që lidhen me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen në Shqipëri.
Agjencia Hellerman drejtohet nga John Hellerman, i cili njihet si një ekspert i madh i menaxhimit të krizave publike në Uashington, dhe u mandatua zyrtarisht nga ekipi i avokatëve për të vënë në lëvizje rrjetin e tij të ndikimit me qëllim shpërndarjen e raporteve dhe deklaratave mbrojtëse për klientin.
Hellerman ka menaxhuar disa nga fushatat më të rëndësishme të PR në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga kriza e Enronit deri te konflikti i azbestit dhe lufta e patentave mes gjigantëve të teknologjisë./kapital
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për medi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtrua...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka evidentuar s...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e g...
Drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi, ka zbuluar për C...
CNA TV ka denoncuar një nga rastet se si përdoren lajm...
Nga 24 korriku i viti 2025 në 6 tetorin e vitit 2026. Janë...
Ministri Demo dhe Skënder Hita, takim me drejtuesit e Poli...
Me skema dhe skenarë të përsëritur kryebashkiaku i arrestu...
Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqit...
“Rrugë baltore, rrugë e plehrave dhe e kafshëve”. Kështu e...
Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dh...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër sulmin ndaj...
Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në postet në Bas...
Një ndryshim tjetër i parashikuar në hartën e re administr...
Këtë të hënë po mbahet protesta qytetare e 128-të kundër q...
Gazetarja Klodiana Lala ka reagur lidhur me sulmin e bërë ...
Gazetari Basir Çollaku hodhi sot akuza të forta në drejtim...
Sot pasdite, gazetari Bledi Mane, pasi kishte dalë i shoqë...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Subvencioni i ri për automobilët elektrikë i ka tejkaluar ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...