Kriza politike në Kosovë/ Bytyçi: Është e padiskutueshme që përparësi ka zgjedhja e presidentit

15:39, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një interviste në Syri tv në edicionin e mesditës me moderatorin Sibora Bitri, analisti dhe studiuesi Enver Bytyçi tha se ka shumë mundësi që zgjedhja e presidentit të mos marrë zgjedhje në Kosovë.

Sibora Bitri: Sot përfundon afati për zgjedhjen e presidentit por me sa duke asnjëra nga partitë politike  nuk po bën lëshime. Ka gjasa që mund të dalë tymi i bardhë nga dita e sotme, nga orët ne vijim?

Enver Bytyçi: Me sa shikoj, gjasat janë drejt zeros. Sepse të tri partitë politike në opozitë nuk kanë shfaqur ndonjë gatishmëri solide për të votura kreun e shteteit në Kosovë.

Madje Bedri Hamza para paka minutash  deklaroi se nuk do të ketë më një takim me Kryeministrin dhe kreun mazhorancës zotin Kurti, sa kohë që nuk do të votohet ligji i ndryshuar për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Që do të thotë që PDK është kundër një negociate për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Ne fakt zoti Hamza ka lënë të kuptohej qartë se ai është i interesuar për të miratuar ligjin që del ne ndihmë të 4 të dënuarve në gjyqin e Hagës. Por jo edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe krijimin e institucioneve të Kosovës.

Çka do të thotë që jemi sërish në një bllokadë të padiskutueshme nga ana e PDK, por edhe nga ana e partisë së zotit Haradinaj për të formuar institucionet. Dhe unë mendoj që të gjithë këta që bllokojnë nuk mendojnë për Kosovën por mendojnë për interesin e tyre personal. Gjithsesi ne do të shohim. Ka vetëm një shans që sot të ketë tym të bardhë në zgjedhjen e Presidentit të republikës së Kosovës. Nëse 6 deputetët e LDK do të jenë të pranishëm në votimin e raundit të tretë në sallë. Atyre nuk do tu kërkohet natyrisht vota pro, thjesht qëndrimi në sallë.

Nëse ata do të marrin një qëndrim për të qëndruar në sallë, atëherë do të plotësohet kuorumi i nevojshëm në votimin e tretë dhe kështu që Presidenti të zgjidhej.

E parandiej se diçka e tillë mund të ndodhë derisa zoti Kurti është rikthyer sërishmi kandidaturës së zotit Bekim Sejdiu si kandidatura më e përshtatshme për kreun e shtetit. Në fund të fundit një kandidaturë e propozuar nga Lumur Abdixhiku dhe Vjosa Osmani. Dhe për pasojë, një farë besimi të vogël e kam se mund të ndryshojë ky ekuilibër në LDK.

LDK ka shansin se nëse qëndron në sallë me të gjithë deputetët e saj, të ndryshojë ekuilibrat në favor të Kosovës dhe kundër atyre që po përpiqen ta destabilizojnë. Në këtë aspekt ky do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm i deputetëve të LDK. Në fund të fundit kandidati për president është i tyre dhe është i përshtatshëm në të gjitha pikëpamjet. Për pasojë nuk ka arsye personale lidhur me refuzimin ose kontestimin e kandidatit për kreun e shtetit dhe do të ishte krejt normale që 6 deputetë që janë kundër të votojnë kundër por së paku të jenë në sallë.

Sibora Bitri: Kush duhet të prevalojë në të gjithë këtë histori, zgjedhja e presidentit apo miratimi për ndryshimin në ligjin për Gjykatën Speciale.

Enver Bytyçi: Bedri Hamza ka deklaruar se në duhet të votojmë ligjin për dhomat e specializuara dhe pastaj të diskutojmë për Presidentin. Nuk ka saktësuar asnjëherë dhe nuk ka thënë asnjëherë se  në do të darkortësohemi për zgjedhjen e Presidentit. Në ditët e sotme nuk flitet më se kush ka përparësi. Është  e padiktueshme që përparësi ka zgjedhje e presidentit, krijimi i institucioneve sepse mbaron sot afati i fundit i zgjedhjes së tij. Ndërkohë që ligji për dhomat e specializuara të mjaftueshme për të kaluar në parlament. Ndërkohë që ka edhe një mundësi, por që zoti Hamza nuk pranon as të takohet me zotin Kurti, që Presidenti dhe ligji të kalojnë në të njëjtën ditë. Gjë që mazhoranca do ta pranonte nëse Hamza do të votonte presidentin....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco