Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e deputetëve të saj në seancën parlamentare ku do të zgjidhet Presidenti i Republikës.
“Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e deputetëve të tyre në seancën parlamentare për zgjedhjen e Bekim Sejdiut për President të Republikës, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër.
“Ata mund të votojnë edhe kundër. Sa herë kanë kërkuar prej nesh, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, e ne po e kërkojmë gjysmën e tyre kundër”, ka thënë Kurti në konferencë për shtyp.
Kujtojmë se Sejdiu pati dalë si emër i përbashkët i marrëveshjes së Kurtit me Lumir Abdixhikun e LDK-së. Por marrëveshja u rrezikua pasi 6 deputetë të LDK-së dolën kundër.
Pas kësaj, Sejdiu u tërhoq nga kandidatura.
Në Kuvend, VV-ja me partitë pakicë ka 62 vota. LDK-ja ka 18, ndërsa PDK-ja 22.
Për presidentin duhen 80 deputetë të jenë në sallë në dy rundet e para të votimit.
© SYRI.net
Kriza politike në Kosovë/ Bytyçi: Është e padiskutueshme që përparësi ka zgjedhja e presidentit
Reforma Territoriale/ Mziu: Rama bën vizatime elektorale, centralizimi zbraz Shqipërinë dhe forcon pushtetin
Zhupa: Kushtetuta kërkon të dëgjohen komunitetet për reformën qytetare, ju i injoroni dhe shikoni interesin politik