Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte, publikisht zotohem se Ligji për Dhomat e Specializuara do të votohet të enjten
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nëse sot do të zgjidhet presidenti i vendit, publikisht zotohet se të enjten në mëngjes do të votohet edhe Projektligji për dhomat e Specializuara në lexim të dytë.
Kurti theksoi se presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa Ligji për Dhomat e Specializuara mundet më pastaj, duke respektuar afatin 72 orësh.
“Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë zotohem publikisht se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, tha ai.
Sipas tij, LVV do të votojë në lexim të dytë Projektligjin e Dhomave të specializuara dhe këtë e bëjnë duke respektuar Rregulloren e punës së kuvendit, ku 72 orë i bie paraditja e së enjtes.
Kurti: Pa votimin e presidentit, brenda pak orësh Kosova shkon në zgjedhje
Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?
OBSH: Rreziku i epidemisë së murtajës në Rusi është i ulët pas vdekjes së punonjëses së laboratorit
- 15:40 Kurti: Pa votimin e presidentit, brenda pak orësh Kosova shkon në zgjedhje
- 15:34 Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA kërkon transparencë nga Moska
- 15:25 Arrestohet një 22-vjeçar britanik, dyshohet për përgatitje të një sulmi terrorist pranë bazës ajrore RAF Fairford
- 15:19 Arrestim spektakolar në Gjermani: Si përfundoi me pranga në duar ish-shefi i Shërbimit Sekret?
- 15:17 OBSH: Rreziku i epidemisë së murtajës në Rusi është i ulët pas vdekjes së punonjëses së laboratorit
- 14:52 Demo në Shkodër: Objektiva për Policinë dhe fokus te lufta kundër narkotikëve