• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Po me 4 herë, a quhesh “mashtrues”? Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ngop bujqit me lugën bosh të IPARD

by Bota Bota
October 6, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Politike
Po me 4 herë, a quhesh “mashtrues”? Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ngop bujqit me lugën bosh të IPARD
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Politikanët e karrierës, në shumë vende të botës, bien shpesh në përsëritje të premtimeve dhe, rrjedhimisht, edhe rreziku për deklarimet e mashtrimeve është më i madh. Por, në Shqipëri, ky virus aspak normal, përfshin politikanët e rinj, sidomos pasi marrin një post ministri. Një rast i dukshëm është Ministri i Bujqësisë, Andis Salla.

Thuajse anonim në politikën e lartë në Tiranë, për disa kohë kryetar i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla u katapultua nga kryeministri Edi Rama, në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), në shtator të vitit 2025.

Në një prezantim të shkurtër të tij, Rama e tregoi Sallën si “një djalë të mirë, që i kam parë vizionin në një vend si Cërriku, ku ka bërë çudira!”

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë, Andis Salla

Çudira, në botën e sotme, bëjnë prestigjiatorët. Nëse e marrin si etalon këtë krahasim, atëherë Salla është, më së paku, një “prestigjiator i dështuar”.

Që në krye të herës, ministri i Bujqësisë premtoi se do të bënte “çudinë” e parë, duke nxitur Komisionin Europian që të zhbllokonte fondet e projektit të Bashkimit Europian, IPARD, një program nxitës me fonde komunitare për fermerët.

Sfida e tij e parë si Ministër i Bujqësisë ishte pikërisht riparimi i një raporti të thyer keqas të qeverisë shqiptare me Projektin IPARD.

Në terma të përgjithshëm, ai nuk kishte përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për situatën skandaloze që shpërtheu në vitin 2023.

Paraardhësja e tij, Frida Krifca, u vendos para përgjegjësisë politike, pasi struktura në varësi të saj, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR), keqpërdori fondet e Bashkimit Europian, duke shpërndarë fondet e bujqësisë, për hotele e resorte, kryesisht tek individë e biznese të lidhura me Partinë Socialiste në pushtet.

Në foto: AZHBR u përfshi në skandalin financiar me fondet e Projektit IPARD

Ky skandal shpërtheu aq shumë, sa detyroi Zyrën Anti-Korrupsion të Bashkimit Europian (OLAF) që të zhvillonte një investigim për mënyrën se si ishin menaxhuar dhe shpërndarë fondet e Projektit IPARD në Shqipëri.

Në përfundim të veprimeve verifikuese të OLAF-it, Komisioni Europian vendosi pezullimin e menjëhershëm të fondeve për Shqipërinë, e cili në atë kohë po zbatonte IPARD II.

Gjithashtu, veprimet penalizuese ndaj Shqipërisë përfshinin edhe bllokimin e fondeve të reja të Projektit IPARD III.

Ky penalitet do të qëndronte në fuqi, derisa Shqipëria të tregonte me hapa konkretë se ishte e aftë që të menaxhonte siç duhet fondet komunitare që ofron për mbështetjen e bujqësisë.

“Mashtrimet” seri të Sallës

Në Tetor të vitit 2025, vetëm pak javë pasi ishte ulur në postin e Ministrit të Bujqësisë, Andis Salla bëri një deklaratë sa të fortë, por aq edhe naïve.

“Unë kam negociuar personalisht me shefat e Komisionit Europian (KE) dhe, në janar të vitit 2026 do të zhbllokohen 149 milionë euro për bujqësinë”. Ai nuk tha se cilët ishin “shefat e KE-së, megjithëse në opinionin publik deklarimet e tij u konsideruan si butafori.

Janari i vitit 2026 kaloi. Pasi pa kalendarin dhe e kuptoi që premtimi i tij fillestar nuk u përmbush, Ministri Salla u shfaq sërish në një dalje publike në Shkurt të këtij viti.

“Në 9 mars do të shkoj në Komisionin Europian për të firmosur Marrëveshjen IPARD III”, me vlerë 112 milionë euro”, tha ai me bindje të plotë.

Sërish, kalendari i Sallës me atë të “shefave të Komisionit Europian” duket se pati mospërputhje. Në Maj, Ministri i Bujqësisë nuk u tërhoq aspak nga premtimi i tij. “Brenda muajit qershor, fondet e IPARD III janë në Shqipëri”, tha ai, duke u shfaqur krenar që po plotësonte premtimin ndaj fermerëve shqiptarë, të cilët kanë mëse tre vjet që presin ndihmën financiare nga BE-ja.

Qershor i nxehtë i la radhës korrikut akoma më të nxehtë. Andis Salla, sërish pa asnjë brerje ndërgjegje, i përgjigjet kolegut të tij, Erion Braçe, gjatë një interpelance parlamentare: “Fondet janë gati dhe do të vijnë patjetër në vitin 2026”.

Kësaj radhe, Andis Salla iu shmang afateve konkrete me muaj, siç kishte bërë më parë. Dha një afat të përgjithshëm, por gjithësesi brenda vitit 2026.

Ndërkohë që pritet të shihet nëse ky afat i premtuar do të përmbushet deri në dhjetor të këtij viti, gjasat janë minimale.

Në foto: Sektori i Bujqësisë në Shqipëri vuan nga mungesa e mbështetjes financiare

Komisioni Europian, në një komunikim publik në fillim të kësaj jave (e Hënë, 14 shtator 2026), nuk dha asnjë afat konkret për zhbllokimin e fondeve të Projektit IPARD III.

“Në prill 2026, autoritetet shqiptare i kanë paraqitur Komisionit Evropian kërkesën për vlerësimin e detyrave të zbatimit buxhetor për masat e programit IPARD III 2021–2027. Shërbimet e Komisionit po e vlerësojnë këtë kërkesë, duke marrë në konsideratë, ndër të tjera, gjetjet e OLAF-it, si edhe përmirësimet e bëra nga autoritetet shqiptare në sistemin e tyre të menaxhimit dhe kontrollit për zbatimin e IPARD III”, thotë KE.

Më tej, Brukseli zyrtar u shpreh: “Pasi procedura të përfundojë, Qeveria e Shqipërisë dhe Komisioni Evropian do të duhet të lidhin Marrëveshjen Financiare për zbatimin e programit IPARD III. Kjo marrëveshje do të bëjë të disponueshme fondet e BE-së për Shqipërinë. Aktualisht nuk është e mundur të thuhet se kur mund të miratohet delegimi dhe, për rrjedhojë, ende nuk dihet data e fillimit të zbatimit të programit IPARD III në Shqipëri”.

Tags: Andis SallabujqEdi RamaIPARDMinistria e BujqesiseQeveria
Previous Post

“PDK nuk bashkëpunon, as takim nuk pranon”, Kurti: Pa president, vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Po me 4 herë, a quhesh “mashtrues”? Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ngop bujqit me lugën bosh të IPARD

Po me 4 herë, a quhesh “mashtrues”? Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ngop bujqit me lugën bosh të IPARD

October 6, 2026
“PDK nuk bashkëpunon, as takim nuk pranon”, Kurti: Pa president, vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh

“PDK nuk bashkëpunon, as takim nuk pranon”, Kurti: Pa president, vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh

October 6, 2026
Dibër/ Gjendet e pajetë 70-vjeçarja e zhdukur prej tre muajsh, nis hetimi

Dibër/ Gjendet e pajetë 70-vjeçarja e zhdukur prej tre muajsh, nis hetimi

October 6, 2026
Incidenti fatal në laboratorin rus/ Rubio i kërkon Moskës transparencë: Të ndahet informacioni me botën, mos spekuloni pa fakte

Incidenti fatal në laboratorin rus/ Rubio i kërkon Moskës transparencë: Të ndahet informacioni me botën, mos spekuloni pa fakte

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë”, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë”, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
Kushton miliona euro! Vepra e Salvador Dali grabitet nga muzeu francez

Kushton miliona euro! Vepra e Salvador Dali grabitet nga muzeu francez

October 6, 2026
50 mijë dollarë për PR/ Si e kontraktoi Veliaj agjencinë amerikane për imazhin e tij te ndërkombëtarët

50 mijë dollarë për PR/ Si e kontraktoi Veliaj agjencinë amerikane për imazhin e tij te ndërkombëtarët

October 6, 2026
“Erion Isai u kërkon favore s*ksuale punonjësve dhe drejtorëve”- Gazetari bën denoncimin e fortë dhe publikon mesazhet +18 me kryebashkiakun e Kolonjës

“Erion Isai u kërkon favore s*ksuale punonjësve dhe drejtorëve”- Gazetari bën denoncimin e fortë dhe publikon mesazhet +18 me kryebashkiakun e Kolonjës

October 6, 2026
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

October 6, 2026
Përplasje të dhunshme në Kosovë për ligjin e Gjykatës Speciale

Përplasje të dhunshme në Kosovë për ligjin e Gjykatës Speciale

October 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL