Berisha zbulon një tjetër histori rozë të Vlora Hysenit: Bashkëjetonte me Ron Yeffet, e ka deklaruar vetë

Politikë

Berisha zbulon një tjetër histori rozë të Vlora Hysenit:

Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni deri më tani është përfolur për lidhjet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, të cilin akuzohet nga SPAK se e ka ndihmuar me informacione sekrete gjatë arratisë. Por, kreu i Partisë Demokratike tashmë ka dalë me një tjetër version rozë. Ai pretendon se Hyseni ka qenë në bashkëjetesë me biznesmenin shqiptaro izraelit Ron Yeffet.

Berisha pretendon se ka qenë vetë Hyseni që e ka pranuar bashkëjetesën, kur është pyetur nga deputetët në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe se sipas tij, e ka mohuar lidhjen me Ergys Agasin.

“Në Komisionin e Sigurisë, Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të dhe ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. E kuptoni se si është i ngërthyer i quajturi shërbimi informativ kombëtar, në njërën anë Agasi, në anën tjetër Roni Yeffet.

Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte një shpoti për Lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë. Shërbimi informativ ishte vënë nën një kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Roni Yeffet”, tha Berisha në konferencë.

Vetë Berisha nuk është anëtar i Komisionit të Sigurisë, por pjesë e këtij komisioni është edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, me të cilin kreu i PD u shfaq në konferencë ku denoncuan atë që e cilëson si skemë korruptive me kompaninë shtetërore KAYO dhe biznesmenin Ron Yeffet.

ME TE LEXUARAT