1-vjetori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, trupa e Gjykatës së Apelit nderon kujtimin e tij

Aktualitet

1-vjetori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, trupa e Gjykatës së

Gjykata e Apelit është mbledhur në shenjë homazhi ndaj Astrit Kalasë, në 1-vjetorin e vdekjes së tij pas vrasjes në sallën e gjyqit. Trupa gjyqësore ka nderuar kujtimin dhe kontributin në drejtësi të gjyqtarit Kalaja.

Më pas, i janë drejtuar Shkodrës për t’i shprehur ngushëllime e solidaritet familjes së tij.

Njoftimi i plotë:

Sot shënohet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një humbje e dhimbshme për familjen, kolegët dhe drejtësinë shqiptare.

Në fillim të ditës së sotme, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh në kujtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, në njëvjetorin e vrasjes së tij, duke nderuar kujtimin e kolegut dhe kontributin e tij në drejtësi.

Më pas, në Shkodër, familjes së tij iu shprehën ngushëllimet dhe solidariteti i kolegëve, të cilët ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje dhe e kujtojnë Astritin me respekt e mirënjohje.

ME TE LEXUARAT