AKTUALITET, 6 October 2026, 15:25

Nga 7 tetori/ Punime në Tunelin e Krrabës, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë, ARRSH publikon planin e punimeve

Nga 7 tetori/ Punime në Tunelin e Krrabës, ndryshon qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga e mërkura e 7 tetorit, do të nisë punimet për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës, çka do të sjellë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve gjatë natës.

Sipas ARRSH-së, punimet do të zgjasin maksimalisht 20 ditë dhe do të zhvillohen çdo natë në intervalin 21:00-06:00. Gjatë këtij orari, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet.

Fillimisht, punimet do të kryhen në tubin e drejtimit Elbasan-Tiranë, ndërsa tubi Tiranë-Elbasan do të shërbejë për lëvizjen e mjeteve në të dyja drejtimet.

Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion.

Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut, në tunel do të jetë i pranishëm shërbimi i Policisë Rrugore gjatë gjithë kohës së zhvillimit të punimeve, nga ora 21:00 deri në 06:00.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë gjatë kësaj periudhe.